Hafizi nga Irani këndon Kur'an në Qerbela
Hafizi nga Irani, këndues i Kur’anit, Sejjid Xhevad Husseini ishte ndër ata që këndoi ajete nga Kur'ani i Shenjtë në një Sesion Ndërkombëtar të Këndimit të Kur'anit në Qerbela të Irakut.
Veprimtaria, e titulluar Zujuf al-Kur'an (Mysafirë të Kur'anit), u mbajt në Qerbela me pjesëmarrjen e kënduesit të shquar Kur’anit nga Iraku dhe një numër vendesh të tjera.
Dar-ul-Kur'an el-Kerim në bashkëpunim me Astanin (Kujdestarinë) e Xhamisë së Shenjtë të Imam Husseinit (a.s.) organizoi programin.
Shejh Hajruddin Hadi, një zyrtar në qendër, përshëndeti rezultatet pozitive të ngjarjeve të tilla Kur'anore për të rinjtë dhe vizitorët e Qerbelasë.
Burimi: IQNA