Turqi

Të shtëna vdekjeprurëse në Universitetin Osman Gazi në Turqi

Katër persona janë vrarë sot në shtënat në Universitetin Osman Gazi në qytetin e Eskishehirit në Turqi, ndërsa sulmuesi ishte asistenti i fakultetit i cili ka shtënë në kolegët e tij në fakultet, ka deklaruar kryetari i Universitetit Hasan Gynen.

Asistenti i dyshuar i cili ka punuar në disertacionin e doktoraturës ishte nën  hetime në kuadër të Universitetit pasi që ka akuzuar disa anëtarë të personelit se janë ithtarët e imamit të akuzuar Fethullah Gylenit, i cili vite me radhë po jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin Ankara zyrtare e akuzon për organizimin e tentimit grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi, gjatë vitit 2016.

Sulmuesi i identifikuar si Volkan Bajari, me të shtëna nga arma e tij, ka vrarë zëvendësin e dekanit, sekretarin e fakultetit dhe dy profesorë të fakultetit pedagogjik të Universitetit Osman Gazi në Eskishehir, ka thënë gazetarëve në qytetin e Eskishehirit Hasan Gyneni, një qytet në largësi rreth 250 km nga Ankara.

Gyneni ka cek se policia e ka arrestuar sulmuesin, i cili ishte përpjek që të ik nga vendi i ngjarjes. Gjatë sulmit, janë plagosur edhe tri persona, të cilët janë transportuar në spital. Sikurse ceku kryetari i Universitetit Hasan Gynen, motivi i sulmit ishte grindja personale, ndërsa caku kryesor i sulmit ishte dekani i fakultetit pedagogjik, i cili në çastin e sulmit nuk ishte në zyrën  e tij kur hyri sulmuesi.

Xhemil Jyxhel dekani i cili i ka shpëtuar sulmit, ka deklaruar se Bajari ishte

“personi mental jo stabil dhe frikësues” dhe çdo herë ka paraqitur ankesa në anëtarët e personelit të fakultetit. Në sulm janë vrarë zëvendës i dekanit Mikjail Jalçin, sekretari i fakultetit Fatih Yzmutlu, profesor Jasir Armagan dhe asistenti Sedrar Çagllak.

Profesoreshja e Universitetit Osman Gazi në Eskishehir ka përshkuar sulmuesin si gjoja ithtar i Gylenit i cili në mënyrë të rrejshme ka akuzuar kolegët e tij. Ajo gazetarëve në kampusin e Universitetit ka deklaruar se bashkëshorti i saj ishte ndërruar nga pozita e ligjëruesit në Universitetin Osman Gazi dhe se në burg ka kaluar më shumë se pesë muaj për shkak të akuzave të rrejshme të Bajarit se ishte  ithtar i Gylenit.Ajpaj ka akuzuar Universitetin se e ka “mbrojt” Bajarin dhe nuk ka ndërmarr veprime  kundër tij më shumë se një vit. Guvernatori rajonal Yzdemir Çakagjak ka thënë se tri prokuror janë caktuar për hetimin e këtij rasti tragjik. Autoritetet turke kanë burgosur me dhjetëra mijëra njerëz të akuzuar për lidhje me tentim të pasuksesshëm të grushshtetit dhe  kanë larguar nga puna më shumë se 110.000 njerëz të punësuar në institucionet shtetërore, duke përfshirë edhe universitetet publike.

Burimi: Al Jazeera