Kosova

Deklarata e Presidentes së Lituanisë për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë

Të martën mbrëma më 03 Prill 2018, Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaitė, ka përmendur Kosovën, në konferencën e përbashkët me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington.

Trump, i cili thot se askush nuk është treguar më i ashpër me Rusinë se sa ai, ka pritur liderët e shteteve baltike të cilat kanë kërkuar nga Uashingtoni zyrtar që të adresohet ndërhyrja ruse nëpër shtet të ndryshme.

Në këtë konferencë të Shtëpisë së Bardhë, Presidentja e Lituanisë delaroi se shtetet baltike bashkë me SHBA-të do të vazhdojnë të kujdesen në misionet e tyre të përbashkëta në vende të ndryshme, siç është edhe Kosova.