Kulturë - Art - Fe

Edicioni i pestë i Nahxh -ul-Balagas është botuar në rusisht në Moskë

Përkthimi në gjuhën ruse i Nahxh-ul-Balaghas u botua për herë të pestë në Moskë, Rusi.

Sipas Fondacionit të Studimeve Islamike të Rusisë, Instituti për Publikimin Sadra-Moskë ka botuar librin, përkthyer nga Abdul Kerim Taras Chernienko.

Edicioni i parë i librit u botua në vitin 2007 nga Shtëpia e Letërsisë Orientale në bashkëpunim me Akademinë Ruse të Shkencave dhe botimet e dyta dhe të treta dolën respektivisht në vitet 2010 dhe 2015.

Një përkthim në gjuhën tatare i pjesës së tretë të Nahxh-ul-Balaghas, përfshirë thëniet (urtësitë dhe aforizmat) të Imam Aliut (a.s.), u botua gjithashtu vitin e kaluar nga Fondacioni i Studimeve Islamike të Rusisë në qytetin Ufa të Rusisë.

Muhammed Alam Mustafa, imam i Xhamisë së Ikhlasit të qytetit, e përkthen këtë pjesë të librit në gjuhën tatare..

Libri është botuar në bashkëpunim me Fondacionin Fetare Ikhlas në Ufa dhe Institutin e Urtësisë ‘Uvejs al-Karani’ .

Nehxh  ul-Balagha (Shtegu i Elekuencës)  është një antologji e fjalimeve, letrave dhe aforizmave të Imam Aliut (a.s.), të përpiluar nga dijetari i njohur  Sejjid Radi në shekullin e XI-të.

Burimi: IQNA