Suudi Arabie

Princi saudit: Izraelët kanë të drejtë që të kenë shtetet e tyre

Në një fjalim të bërë për revisten amerikane the Atlantic, princi i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman tha se izraelitët kishin të drejtën të jetonin në vendet e tyre. Fjalët e Selmanit u interpretuan si një shenjë e re e afrimit midis Rijadit dhe Tel Avivit.

Sipas Reuters, pyetjes se ‘a besoni se izraelitët kanë të drejtën të jetojnë nën çatinë e një shteti komb në vendet e të parëve të tyre?’, princi saudit u përgjigj kështu:

“Izraelitët dhe palestinezët kanë të drejtë që të kenë shtetet e tyre. Por, ne duhet të kemi një marrëveshje paqeje për të siguruar stabilizim dhe marrëdhënie normale për të gjithë.”

Fjalët e bin Selman kanë zgjuar interesim në opinionin publik për shkak se Arabia Saudite nuk e ka njohur zyrtarisht shtetin e Izraelit.

‘KEMI SHUMË INTERESA TË PËRBASHKËTA ME IZRAELIN’

Selman vazhdoi kështu:

“Ne jemi të shqetësuar për të ardhmen e Xhamisë së Shenjtë në Jerusalem dhe për të drejtat e palestinezëve. Çështja qëndron këtu. Nuk kemi asnjë shqetësim tjetër.”

Princi saudit u shpreh: “Ne kemi shumë interesa të përbashkëta me Izraelin. Nëse ofrohet paqja, do të ketë shumë interesa midis Izraelit dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.”

Arabia Saudite muajin e kaluar, hapi për herë të parë hapësirën ajrore të saj për një aeroplan që fluturonte në Izrael.

 

Burimi: Sputnik News