Suudi Arabie

Arabia Saudite nuk ka problem me Izraelin

Izraelitët sikurse Palestinezët kanë drejtë në shtetin e vet, ka vlerësuar trashëgimtari i fronit saudit në deklaratën e cila komentohet si shenjë e re drejt afrimit me Izraelin. Në bisedën të cilën e ka publikuar revista amerikane The Atlantic dhe i cili është botuar me rastin e vizitë së tij nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili akoma po zgjat, Muhamed bin Selman ka theksuar se nuk ka kurrfarë vërejtje fetare lidhur me ekzistencën e shtetit izraelit.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a mendon se populli çifut ka të drejtë në shtetin e vet nacional, bile në një pjesë të tokës së paraardhësve të tyre, ai ka thënë: “Mendoj se çdo popull, ka të drejtë të jetojë i qetë në shtetin e vet. Konsideroj se Palestinezët dhe Izraelitët kanë të drejtë në shtetin e tyre”, ka thënë princi Muhamed bin Selaman, në atë bisedë të dhënë për revistën  The Atlantic.

“Por, duhet të kemi marrëveshje paqësore me të cilin do të garantonim stabilitet dhe do të kemi marrëdhënie normale”, ka shtuar ai, në kohën kur pritet se administrata e presidentit amerikan Donald Trumpit do të duhej të prezantojë planin e tij për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Princi Muhamed ka thënë se vetëm”çështja fetare” e cila i mundon sauditët është fati i  xhamisë në Jerusalemin Lindor, të cilin Izraeli e ka aneksuar dhe “drejtat palestineze”.”Shteti ynë nuk ka kurrfarë problemi me çifut”, ka theksuar princi i cili dëshiron të modernizojë monarkinë mbretërore të Sauditëve.

Po duket se monarkia saudite gjithnjë e më shumë po afrohet Izraelit, para se gjithash duke falënderuar se e kanë armikun e përbashkët në rajon, Iranin shiit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu para ca kohe ka thënë për vendin e tij se “është aleat i detyrueshëm” të vendeve arabe të cilët nuk pajtohen me Iranin.

Shtëpia e Bardhë po llogarit në afrimin e Izraelit dhe Arabisë Saudite për të ndryshuar marrëdhëniet në rajon, në momentin kur zyrtarët palestinez nuk dëshirojnë amerikanët për ndërmjetësuese në bisedimet paqësore pas njohjes së Jerusalemit për kryeqytetin Izraelit nga ana e presidentit Donald Trump. “Izraeli është ekonomi e madhe me rritje të shtuar dhe natyrisht kemi plot interesa të përbashkët me Izraelin”, ka thënë Muhamed bin Selmani, me ç’rast e ka kritikuar liderin suprem iranian, ajatullah Hamenein, pretendimet territoriale e të cilit i ka krahasuar me atë të Hitlerit nga koha e nacizmit.”Hitleri ka dashtë të pushtojë Evropën, ndërsa lideri suprem dëshiron të pushtojë tërë botën”, ka përfunduar trashëgimtari i fronit saudit princi Muhamed bin Salman.

Burimi: Al Jazeera