Kosova

Kërkim për njohje pavarësie edhe nga Greqia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi njohjen e shtetit tonë nga Greqia dhe vazhdimin e partneritetit ekonomik e diplomatik, gjatë takimit të lamtumirës me shefen e Zyrës greke në Kosovë.

Shefja e zyrës në largim e Greqisë, Konstantina Athanassiadou, ra dakord për angazhim të përbashkët për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë. 

Haradinaj tha se integrimi në strukturat euroatlantike është prioritet i institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës dhe mbështetja e Greqisë në këtë fushë është e nevojshme.

Ajo theksoi se qasja konstruktive e Greqisë karshi Kosovës do të vazhdojë, si rezultat i bashkëpunimin korrekt me të gjitha institucionet në vend.