Kosova

Turqia kërkon arrestimin e turqve, Kosova shkel ligjin për mbrojtjen e të huajve

Sot në Prishtinë u arrestuan dhe u dëbuan gjashtë shtetas turq nga Kosova në Turqi, ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm, si njerëz të Fethullah Gylenit. Sipas disa deputetëve dhe analistëve sot u shkel çdo ligj që mbron shtetasit e huaj në Kosovë.

Si çdo ditë tjetër, Jusuf Karabina, po udhëtonte për në vendin e punës, në kolegjin Mehmet Akif në Lipjan. Familja Karabina nuk e kishte idenë se ishte nën vezhgimin e policisë së Kosovë. Bashkëshortja e ztr. Jusufit i rezistoi me shqetësim të madh arrestimit të bashkëshortit, por policia e Kosovës i nxorri me dhunë.

Jasemina bashkëshortja e Jusuf Karabinës, në pamundësi ta ndal vet arrestimin e burrit, kërkoi ndihmen e qyetarëve. Ajo ankohet për sjelljen e vrazhdë të policisë dhe dyshon se ai është kidnapuar nga shërbimi sekret Turk, MIT.  

Nga shkollat Mehmet Akif janë arrestuar Jusuf Karabina, Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem. Bashkë me ta është arrestuar edhe kardiologu Osman Karakaya. 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë, se me arrestimin dhe dëbimin e tyre “u shkel kushtetuta e Kosovës”.

Sipas Dedës, ai e ka  quajtur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, "gjenerator të krizave në Kosovë". Deda ka thënë se me veprimet e sotme, "Kosova u rendit me shtetet diktatoriale".