Kulturë - Art - Fe

Këshilli Botëror i Shërbyesëve të Kur'anit do të themelohet në Egjipt

Këshilli Botëror i atyre që i shërbejnë Kuranit planifikohet të themelohet në Egjipt, tha ministri për Çështje Fetare.

Muhamed Mukhtar Goma bëri njoftimin në Garat e 25-ta Ndërkombëtare të Kur'anit në Egjipt, në Kajro, duke shtuar se ata që marrin pjesë dhe shërbejnë në panelin e gjyqtarëve të garave do të kontribuojnë në themelimin e këshillit.

Ai tha se Këshilli Botëror do të përfshijë ekspertë të Kur'anit dhe studiues të tjerë nga Egjipti dhe vende të tjera.

Më shumë detaje rreth këshillit do të bëhen publike pas përfundimit të garave, tha zyrtari.

Garat Ndërkombëtare organizohet çdo vit nga Ministria e për Çështje Fetare e Egjiptit.

Edicioni i 25-të i Garave Ndërkombëtare Kur'anore, me moton "Kudsi Arab " në solidaritet me qytetin e shenjtë, nisi të shtunën, më 24 mars dhe do të vazhdojë deri të enjten, 29 mars 2018.

Përfaqësuesit e 50-të vendeve konkurojnë në kategori të ndryshme të garave.

 

Burimi: IQNA