Kosova

Pacolli: nuk lejojmë të luhet me dinitetin tonë shqiptarë

Marko Gjuriq  nuk arriti të e kryej vizitën e tij zyrtare në veri të Mitrovicës në  të ashtuquajturën Zyra prë Kosovën në Qeverinë e Serbisë, kjo vizitë e mosusukseshme u shëndru në një shqetsim të madh si për qytetarët serb ashtu edhe ata shqiptarë në mbarë Kosovës.

Ndërsa zëvendës kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka  folur rreth arrestimit Markos, thotë se policia e Kosovës bëri veprimin e duhur duke arrestuar Gjuriqin, të cilit nuk i ishte dhënë leja për të hyrë në Kosovë.

“Policia veproi konform ligjit  dhe se veprime të këtilla nuk do të lejohen as në të ardhmen.”

Ndërkohë, thotë se ishte Gjuriq, i cili në takimin në veri të Mitrovicës, ku kishte shkuar ilegalisht, kishte ofenduar Kosovën, pak minuta para arrestimit.

“Kanë qenë shumë fyese, ofenduese deklaratat e tij prej asaj sallës në Mitrovicë ku janë takuar ata”, tha ai.

“Nga aty unë vetë kam dëgjuar deklaratat e Gjuriqit ku ai ka ofenduar duke thënë: ‘’Ku janë ata bijtë e shqiptarëve që nuk vijnë tani me më arrestuar?” “A ishin ata që më thoshin se s’mundem me hy në Kosovë?”, e ofendime të tjera”, shpjegoi Pacolli.

Gjuriq u arrestua pasditen e së hënës derisa në orët e mbrëmjes iu dorëzua në Merdare autoriteteve serbe.