Kulturë - Art - Fe

50 vende marrin pjesë në Egjipt në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit

Përfaqësuesit e 50 shteteve do të konkurojnë për çmimet më të larta në edicionin e 25-të të Garave Ndërkombëtare  të Kur'anit në Egjipt.

Kështu deklaroi  Ministri për Çështje Fetare të Egjiptit, Muhammed Mukhtar Goma, duke folur në një konferencë shtypi rreth garave.

Ai vuri në dukje se ngjarja ndërkombëtare Kur'anore parashihet të fillojë të shtunën, 24 mars 2018.

Muhammed M. Goma  tha se pjesëmarrësit do të konkurojnë në katër kategori, duke përfshirë memorizimin e të gjithë Kur'anit.

Ai shtoi se një konkurs i Kur'anit për njerëzit me hendikep fizik është planifikuar të organizohet në periferi të garës kryesore.

Diku tjetër, ministri theksoi përpjekjet e vendit të tij për të promovuar mësimet Kur'anore dhe tha se në Egjipt janë themeluar 639 shkolla Kur'anore.

E organizuar me moton "Kudsi është Arab" në solidaritet me qytetin e shenjtë të Kudsit  (Jerusalemit), Garat Kur’anore do të zgjasin deri në 29 Mars. 2018. 

Burimi: IQNA