Xheuad Amuli: Boshti Themelor I Lumturisë Së Një Populli Është Mendja Dhe Mendimi
Ajetullah Xheuad Amuli, duke shprehur se mendja dhe lumturia, përbëjnë boshtin themelor të lumturisë së një populli, vuri theksin se nëse pranimi dhe kundërshtimi janë të vërtetë, kjo nënkupton se një shoqëri mund të arrijë në “ahsenu’l-ahuale” (në gjendjet më të mira).
Mjeshtri i zgjedhur i mësimit të jurisprudencës, i nivelit të lartë të Lumit të Diturisë së Kumit, Ajetullah Xheuad Amuli në mesazhin e botuar në Festën e Nevruzit, me rastin e fillimit të vitit të ri, tërhoqi vërejtjen në pika të rëndësishme, duke bërë të ditur se dëshironte nga Zoti Personaliteti më i Shenjtë lumturinë e popullit dhe të shtetit.
Në mesazhin e tij Ajetullah Xheuad Amuli citoi: “Ne dëshirojmë nga Allahu që është shndërruesi i natës në ditë dhe i gjendjeve tona, që të shndërrojë gjendjen e shoqërisë sonë në gjendjet më të bukura dhe më të zgjedhura. Gjendja e shoqërisë në atë kohë do të bëhet gjendja më e mirë edhe si këndvështrimi i mirë i cili i shëmbëllen veprës së mirë”.
Komentuesi i zgjedhur i Kur’anit Famëlartë, me mendimet në këndvështrimin e urtësisë dhe mendimet e bukura, të thella dhe të përpikta, duke sqaruar se zhvillimet intelektuale në shkallën e shtetit janë të përjetshme shprehu si më poshtë: “Vepra e mirë është e përjetshme me drejtësinë dhe qëllimin e popullit. Nëse mendja që mendon i drejton mirë qendrat e diturisë së një shtetti ajo është mendja më e mirë dhe më e bukur. Nëse mendja nxitëse dhe lëvizëse e drejton shtetin me drejtësi ajo është gjendja më e mirë”.
Ajetullah Xheuadi Amuli, i cili e cilësoi gjendjen më të mirë të një shteti, si një ndërthurje të diturisë së saktë me tërësinë e veprës së mirë, shtoi kështu me kumtimin e këtyre thënieve: “Rrotullimi i sipërfaqes së tokës dhe diellit nuk është një arsye feste për një popull, mbase është festa e atij njeriu i cili jeton vazhdimisht gjendjen e lindjes nga një fillim deri në një fund. Ndërsa dielli është në çdo sekondë në një gjendje udhëtimi dhe ndriçimi edhe sipërfaqja e tokës është në çdo sekondë në një gjendje udhëtimi dhe ndriçimi. Nëse njeriu në çdo sekondë merr dritë nga e epërmja dhe nëse i jep dritë shoqërisë, ai ka arritur në shembullin më të bukur të gjendjeve. Sepse shoqëria e ndriçuar ka gjendjen më të mirë, teksa ndriçimi i shoqërisë është barabartë me mendjen që mendon në fushën e diturisë, në fushën e veprës vepra që vë në lëvizje është e barabartë me mendjen. Nëse Zoti Personaliteti më i Shenjtë e bën të suksesshme me dituri të saktë dhe vepër të mirë dhe merr përsipër riciklimin e thellësishëm, shoqëria bashkohet në gjendjen më të mirë. Me qëllimin e mirësisë nënkuptojmë mirësinë e këndvështrimit dhe të veprës; pra urtësia zbukuron këndvështrimin dhe sjelljen e njeriut”.
“I ndjeri Imam Kulejni në fund të parathënies së veprës së tij me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Mënyra e Mjaftimit) thotë: “Boshti themelor i lumturisë së një populli dhe busulla e jetesës së tij është mendja dhe mendimi”. Ky muhaddith i njohur i ka shikuar hadithet me perspektivën e mendjes dhe e ka përkufizuar mendjen si busullën kulturore të një populli”.
Mjeshtri i mësimit të jurisprudencës në nivel të lartë i Lumit të Diturisë së Kumit, duke cekur një hadith të përcjellur nga Imam Sadiku (p.m.t.) shprehu kështu: “Imam Sadiku (p.m.t.) edhe kur ka parë pozitivisht edhe kur e ka shikuar negativisht njeriun edhe kur e ka vërtetuar edhe kur e ka përgenjështruar atë ka thënë se duhet të sillet me vërtetësi”. Ndërsa Kur’ani Famëlartë urdhëron: “Njeriu nuk duhet të vërtetojë dhe as të përgënjeshtrojë një gjë e cila nuk është bërë e qartë. Ndoshta ai duhet të bëhet i qartë në kundërshtimin dhe argumentimin e asaj gjëje”.
Ajetullah Xheuadi Amuli duke sqaruar se: “Ai i cili qaset duke qenë i qartë duke pranuar dhe duke mos pranuar, ajo shoqëri e cila i bashkon me vërtetësi gjykimet pozitive dhe negative mund të arrijë vetëm në gjendjen më të mirë” vijoi si më poshtë: “Kjo lloj shoqërie kërkon mirësinë e të tjerëve, nuk kërkon ligësinë e askujt, ajo e shikon shpëtimin dhe paqen e saj në sigurinë e saj, për këtë arsye ajo nuk përzihet në punët e të tjerëve dhe as nuk lejon që të tjerët të përzihen në punët e saj të brendshme”.
Ajetullah Xheuadi Amuli i cili vuri theksin: “Kjo shoqëri ashtu siç mbron pavarësinë, sigurinë dhe besnikërisë së saj është një shoqëri e cila mbron edhe të tjerët falë pavarësisë, sigurisë dhe besnikërisë së saj” shprehu dëshirën me fjalët: “Deri më këtë çast falë udhëheqjes së Imam Rahilit dhe gjakut të pastër të dëshmorëve, ky shtet ishte kështu dhe shpresojmë se ky rend do të vijojë të jetë kështu, derisa të arrijë në dorën e pronarit të vërtetë të Nderuarit Kujdestar të Kohës, deri atëherë do të vijojë të jetë kështu deri në fund të kohës, falë udhëheqjes së Udhëheqësit të Revolucionit Islam Imam Hameneit dhe shpirtrat e dëshmorëve do të mbesin të kënaqur”.
Burimi: Welayet News