Kulturë - Art - Fe

Adoleshenti me Autizëm e mësoi Kur’anin përmendësh

Një djalë adoleshent egjiptian që është me autizëm ka arritur të mësojë të gjithë Kur’anin përmendësh.

Muhammed Mexhdi, 18 vjeç, u diagnostikua me autizëm në moshën 4 vjeçare, tha nëna e tij Hala, sipas al-Yawm al-Sabi.

Ajo tha se fjalët e para të shprehura nga nga Muhamedi si fëmijë ishin  Allahu Akber (Zoti është i Madh).

Ai e ka dëgjuar ezanin (thirrjen për namaz) dhe këndimin e ajeteve  të Kur'anit nga këndues të shquar të Kur’anit që në moshë të re, shtoi ajo.

Muhamedi e ka mësuar përmendësh Kur'anin së bashku me mësimin e Tartilit dhe Texhvidit, nëna e tij vazhdoi të thoshte.

Autizmi është një çrregullim zhvillimor i karakterizuar nga problemet me ndërveprim dhe komunikim shoqëror dhe me sjellje të kufizuar dhe përsëritëse.

Prindërit zakonisht i vërejnë shenjat në dy ose tri vitet e para të jetës së fëmijës së tyre.

Autizmi është shkaktuar nga një kombinim i faktorëve gjenetik dhe mjedisor.

Burimi: IQNA