Kulturë - Art - Fe

Kryegjyshata Botërore Bektashiane organizon simpozium “Imam Aliu midis traditës dhe modernitetit ”

Kryegjshata Botërore Bektashiane në pragë të Sulltan Nevruzit në Tiranë organizoi një simpozium ndërkombëtar shumë madhështor ku morën shumë figura fetare dhe politike prë të ligjëruar e kumtuar rolin e Imam Aliut  në traditat tona shqiptare dhe në ditët e sotme të modernitetit.

 

Një ndër pjesëmarrësit me shumë vlerë dhe respekt ishte Presidenti Ilir Meta i cili nuk kurseu fjalët e tija për lavdatat dhemirënjohjet drejtuar Kryegjyshatës Bektashiane në krye me Baba Mondin i cili edhe e ka organizuar këtë simpozium me shumë peshë kulturoe dhe fetare.

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në simpoziumin me temë “Imam Aliu midis traditës dhe modernitetit ”, ku ka vlerësuar bektashizmin dhe figurën e Imam Aliut.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Meta u shpreh se kontributi filozofik dhe personaliteti i Imam Aliut vazhdon të inspirojë dhe se për bektashinjtë, Shqipëria ngelet mbi gjithçka.

“Jam i lumtur që jemi bashkë në këto momente në prag të festes së Sulltan Novruzit. Në këto ditë vëmendja, përkushtimi dhe dashamirësia shkojnë për besimtarët bektashinj. Besimi që ju përfaqësoni dhuron përherë shpresë mirëkuptim, paqe dhe harmoni.”- tha Meta.

Gjithashtu presidenti Meta vlerësoj idenë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për të trajtuar në simpoziume ide rreth doktrinës bektashiane e rolit të prelatëve të saj.

“Kontributi filozofik dhe personaliteti i Imam Aliut vazhdon të inspirojë e të ngelet i qenësishëm. Në thelb të veprës së vet Imam Aliu predikoi dhe lartësoi dijen dhe drejtësinë. Vlerat e vërteta njerëzore, paqja shpirtërore dhe progresi shoqërisë e kanë burimin te dituria dhe drejtësia”, deklaroi Meta.

Presidenti tha më tej se bektashizmi përfaqëson një besim tradicional, dije dhe kulturë të konsoliduar në Shqipëri.
“Në mënyrë të veçantë do të vlerësoja kontributin, sakrificat dhe mundin e shumë bektashinjve të ndritur me në krye Dede Reshat Bardhin. Për bektashinjtë tanë Shqipëria ngelet mbi gjithçka! Për lirinë, shkollën dhe kulturën kombëtare ata nuk kanë kursyer as jetën