Kryetari Dr. Hassan Ruhani: Fatima al-Zahra (a.s.) model më i mirë për gratë përgjithmonë
Duke folur në seancën e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor (SCCR) të martën, Dr Hassan Ruhani shtoi: "Imam Humejni (r.a.) ishte një figurë e shquar, shërbimi i të cilit për Islamin dhe pavarësia dhe dinjiteti i kombit iranian ka qenë i rrallë, nëse jo të pashembullt, në shekujt e fundit ".
Kryeyari dr.Hassan Ruhani uroj ditëlindjen e Fatima al-Zahra (a.s.) dhe Imam Humejnit (r.a.) dhe ditën e gruas, duke theksuar:
" Fatima al-Zahra është, dhe do të jetë, modeli më i mirë për gratë në histori ".
Duke folur në seancën e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor (SCCR) të martën, Dr. Hassan Rouhani shtoi:
"Imam Humejni (r.a.) ishte një figurë e shquar, shërbimi i të cilit për Islamin dhe pavarësia dhe dinjiteti i kombit iranian ka qenë i rrallë, nëse jo i pashembullt, në shekujt e fundit ".
Duke përgëzuar ditën e gruas, Kryetari, dr.Hassan Ruhani tha:
"Në Islam dhe në mësimet e pasardhësve të Pejgamberit, Muhammedit (a.s.) , gratë kanë një nivel të lartë dhe kjo ka qenë baza për të drejtat e grave gjatë katër dekadave pas revolucionit".
Gratë dhe nënat kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e pavarësisë së vendit tonë, revolucionit dhe Mbrojtjes së Shenjtë", vazhdoi Ruhani.
Kryetari vazhdoi t'i referohej pranisë së 3 grave në kabinet, 7 si zëvendësministre dhe dhjetëra këshilltareve dhe menaxhereve të përgjithshme në organet ekzekutive, duke thënë: "Në 4 vitet e fundit, më shumë se 2 milion vende pune janë gjeneruar në vend , një pjesë shumë e rëndësishme e të cilave është ndarë për gratë ".
Burimi: President.ir