Kulturë - Art - Fe

109 xhami rihapen në Diyala të Irakut

Departamenti për Çështje Fetare Sunnite në provincen  Diyala të Irakut tha se 109 xhami të mbyllura në këtë provincë  për tre vjet janë rihapur.

Sipas al-Sumaria News , Taha Muxhami, kreu i departamentit, tha se xhamitë u mbyllën në vitin 2014 për arsye sigurie.

Tani që siguria është rivendosur në provincë , tha ai, ato janë të hapura për besimtarët.

Sipas zyrtarit, një nga xhamitë  e rihapura rishtas është Xhamia Mus'ab bin Umair në një qytezë afër qytetit Bakubah, kryeqyteti i provincës , që ishte objekt i një sulmi vetëvrasës të Daesh (ISIL ose ISIS) tre vjet më parë.

Ky sulm la një numër të njerëzve të vdekur ose të plagosur.

Muxhami gjithashtu përshëndeti rolin pozitiv të forcave të sigurisë në sigurimin e xhamive .

Daesh bëri përparime të shpejta në Irakun verior dhe perëndimor gjatë verës së vitit 2014, pas pushtimit të zonave të mëdha të Sirisë. Por në fund të vitit 2017, terroristët e Daeshit u shpërndanë nga bastioni i tyre i fundit nga  tanket e Irakut, nga guximin e forcave të armatosura të Irakut dhe Forcave Popullore , të njohur si Hashd al-Shaabi.

Burimi: IQNA