Bahrein

Forcat e Bahrejnit sulmojnë protestuesit

Arabia Saudite përkrahë forcat e regjimit të Bahrejnit të cilët sulmuan demonstruesit kundër regjimit për shkak të vrasjes së dy civilëve në këtë vend.


    Të premten, policia speciale e Bahrejnit  sulmojë protestuesit pasi ata dolën në rrugët e fshatit el- Maksha, që ndodhët në perëndim të kryeqytetit, Manama, për të dënuar vrasjen e dy civilëve, Ahmed Al- Musajen dhe Ali Abbasi.


     Që nga mesi i muajit shkurt të vitit 2011, mijëra protestues pro -demokracisë kanë mbajtur demonstrata të shumta në rrugët e Bahrejnit, duke bërë thirrje që familja mbretërore Al Halifa të heqë dorë nga pushteti.


     Më 14 mars 2011, trupat nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pushtuan vendin për të ndihmuar qeverinë e Bahrejnit për t’i shtypur protestuesit paqësorë.


    Sipas burimeve lokale, dhjetëra njerëz janë vrarë, shumë të tjerë janë plagosur dhe qindra të tjerë janë arrestuar.


     Mjekët për të Drejtat e Njeriut thonë se mjekët dhe infermierët janë ndaluar, penguar,  torturuar, janë zhdukër për shkak se ata kanë dëshmi për mizoritë e kryera nga autoritetet, forcat e sigurisë dhe të policisë gjatë trazirave në përpjekje për të shtypur protestat anti - qeveritare.