Libri mbi 'Monoteizmin' nga hoxha iranian u botuar në Indi
Qendra Kulturore Iraniane në Mumbai, Indi, ka botuar një përkthim në gjuhën urdu të një libri të titulluar "Monoteizmi" nga hoxha iranian Huxhat ul- Islam Muhsen Kara'ati.
Sipas Organizatës Islamike për Kulturë dhe Marrëdhënie (ICRO), Qendra për Përkthimin dhe Shpërndarjen e Mësimeve Islame dhe Shkencave Humane, në bashkëpunim me organizatën, e ka përkthyer librin.
Është në përputhje me planin "TOP" të ICRO për të botuar përkthimet e veprave islamike iraniane në vende të tjera.
Libri 200 prej faqesh përmbledh diskutimet mbi konceptin e monoteizmit dhe llojeve të tij, si të njohim politeizmin dhe shembujt e tij, si dhe dallimet e fesë, efikasitetin e fesë, keqinterpretimin e fesë, metodat e teologjisë, realitetin dhe aspektet e monoteizmit etj.
Dijetari shpjegon lloje të ndryshme të besimit monoteist në adhurimin e Zotit, emrat apo atributet e Allahut, dhe si besimi monoteist mund të forcohet.
Urdu është gjuha zyrtare kombëtare e Pakistanit. Në Indi, është një nga 22 gjuhët zyrtare të njohura në Kushtetutën e Indisë, me status zyrtar në pesë shtetet e Xhammu dhe Kashmir, Telangana, Uttar Pradesh, Bihar dhe Xhharkhand, si dhe territorin e kryeqytetit të Ibdisë, në Delhi.
Burimi: IQNA