Amerike

SHBA kërcënon nëse Hamasi – OÇP formojnë qeverinë

      Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhet të rishikojnë ndihmën e tyre ndaj palestinezëve në qoftë se Hamasi dhe Organizata Çlirimtare Palestineze formojnë një qeveri së bashku, kështu tha të enjten një zyrtar i lartë i administratës amerikane.


     Çdo qeveri palestineze duhet ta ketë të qartë dhe eksplicite se duhet të angazhohen për paqë, njohjen e shtetit të Izraelit dhe pranimin e marrëveshjeve të mëparshme dhe obligimeve ndërmjet palëve, tha zyrtari, duke folur për  agjencisn Reuters në kushte anonimiteti.


     Në qoftë se një qeveri e re palestineze formohet, ne do ta vlerësojnë atë në bazë të aderimit të saj në përcaktimet e mësipërme, politikat dhe veprimet e saj, dhe do të përcaktojmë ndihmën tonë në bazë të ligjit të SHBA , tha zyrtari.


     Gaza ku qeverisë Hamasi dhe OÇP të mërkurën njoftuan se u bashkuan, duke thelluar krizën e bisedimeve për paqe, sipas SHBA dhe   entitetit cionist.


      Ky veprim, që vjen pas një kohe të gjatë të përpjekjeve të dështuara për t’u pajtuar pas shtatë viteve të grindjeve të brendshme, parashikon një qeveri të unitetit brenda pesë javëve dhe zgjedhjet kombëtare gjashtë muaj më vonë.

 

      Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe entiteti Zionist përshëndetën  shpalljen e paktit të bashkimit por me druajtje. Entiteti sionist ka  anuluar një seancë të bisedimeve me palestinezët që ishte e planifikuar për të mërkurën dhe Departamenti i Shtetit, i Shteteve të Bashkuara, tha se ky veprim mund t’i prishë përpjekjet për paqe.