Kursi Kur'anor është organizuar në Londër
Një kurs i specializuar për shkencat Kur’anore dhe mësimet e Ehl-ul-Bejtit (a.s.) është organizuar për mësuesit e Kur'anit meshkuj dhe femra në në Londër, në kryeqytetin e Anglisë.
Sipas faqes së internetit të Al-Kafeel, dega e Institutit Kur'anor të lidhur me Astan (Kujdestari) i Xhamisë të Hazrat Abbasit (a.s.) mban kursin.
Është një nga seritë e kurseve të specializuara të mbajtura nga Qendra e Astanit për Shkencat, Interpretimin dhe Shtypjen e Kur'anit.
"Qasja e Drejtë: Kur'ani dhe Ehl-ul-Bjeti (a.s.) " është titulli i librit të zgjedhur si libër i tekstit të kursit.
Libri është shkruar nga Shejh Ziyaeddin Al-Zubaidi, drejtor i qendrës, dhe redaktuar nga Sejjid Muhammed Ali Al-Hulw, dijetar i shquar irakian.
Një numër i mësuesve të Kur’anit nga Iraku, Kuvajti, Bahrejni dhe libanezë që banojnë në Britani janë ndër ata që marrin pjesë në kursin.
Shejh Zubaidi, i cili është gjithashtu mbikëqyrës i programit Kur'anor, tha se qëllimi kryesor i Kursit Kur’anor është të qartësojë mësimet e Kur’anit dhe Ehl-ul-Bejtit si qasja e drejtë dhe rruga e drejtë.
Xhelal Firuz, një nga mësuesit që morën pjesë në programin arsimor, përshëndeti kursin për ofrimin e informatave të dobishme.
Zejneb Muhamed, një pjesëmarrës tjetër, tha se kursistët mësojnë se si t'i njoftojnë studentët me metodat e sakta të kryerjes së studimeve kërkimore të bazuara në mësimet e Kuranit dhe Ehl-ul-Bejtit (a.s.).
Burimi: IQNA