Libri 'Traktati mbi të drejtat' i Imam Saxhadid u përkthyer në suedisht
Sipas imamalicenter.se. Qendra Islame Imam Ali (a.s.) në Stokholm, Suedi, ka botuar versionin në gjuhën suedeze të librit..
Versioni i librit të Imam Saxhadid (a.s.) ‘Risalat al-Hukuk (Traktati për të Drejtat) është përkthyer në gjuhën suedeze.
Qendra Islame Imam Ali (a.s.) në Stokholm, ka botuar versionin suedez të librit, sipas imamalicenter.se.
Libri përfshin, gjithashtu, versionin kryesor në gjuhën arabe dhe një përkthim në gjuhën perse të Risalat al-Hukuk.
Një numër i përkthyesve që punojnë në Qendrën Islame ‘Imam Ali’ e kanë përkthye librin në gjuhën suedeze dhe përkthimi është redaktuar nga disa ekspertë.
Ata që dëshirojnë të marrin librin mund të vizitojnë www.islamicbooks.se.
Imam Saxhadi (a.s.) në librin ‘Risalat al-Hukuk’ shtjellon një thënie të njohur të Pejgamberit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) dhe përmban mbi 50 detyra të çdo individi ndaj të tjerëve.
Imam Ali ibn Huseinit (a.s.) i njohur si Saxhad (a.s.), është Imami i katërt.
Burimi: Quran News