BE ne jemi të gatshëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk e di ende se kur do të rinis dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Përkundër zërave se bisedimet do të mund të fillojnë në fund të muajit shkurt, nga Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj, nuk është dhënë ndonjë datë e mundshme, që do të shënonte nisjen e tyre.
Por, Avni Arifi, udhëheqës i delegacionit të Kosovës për dialogun në Bruksel, ka konfirmuar për gazetën “Bota sot” se Qeveria është e gatshme, mirëpo për kohën e nisjes duhet pyetur zyra e Bashkimit Evropian.
Ndërsa, i pyetur se për cilat tema do të bisedohet në raundin e ardhshëm, Arifi ka pohuar se temë do të jenë marrëveshjet ekzistuese dhe implementimi i tyre.
“Kur? Pyeteni zyrën e BE-së. Ne jemi të gatshëm. Temat duhet të jenë implementimi i marrëveshjeve ekzistuese”, ka thënë Avni Arifi.