Kulturë - Art - Fe

Ambasadori kuban në Teheran i bën nderime Imam Humejnit

Alexis Bandrich Vega vizitoi Mausoleun e Imam Humejnit si gjest nderimi për të përkujtuar 39-të  vjetorin e Revolucionit Islamik.

Ambasadori i Kubës në Teheran i shoqëruar nga stafi i ambasadës nderoi të mërkurën Imam Humejnin, themeluesin e ndjerë të Republikës Islamike të Iranit.

Alexis Bandrich Vega vizitoi Mausoleun e Imam Humejnit si gjest nderimi për të përkujtuar 39-të  vjetorin e Revolucionit Islamik.

Dita e kthimit të Imam Humejnit në Iran nga mërgimi (1 shkurt 1979) shënon fillimin e Agimit  Dhjetë-Ditësh në ceremonitë që kulmojnë me përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik më 11 shkurt 1979.

Populli  iranian rrëzoi regjimin e mbështetur nga SHBA të Pahlavit  39 vjet më parë, duke i dhënë fund monarkisë  2500 vjeçare në Iran.

Burimi: IRNA