Kulturë - Art - Fe

Emërohet udhëheqësi i Ekspozitës Ndërkombëtare të Kur’anit në Teheran

Abdul Hadi Fekhizadeh
Abdul Hadi Fekhizadeh

Ministri i Kulturës i Iranit e emëroi Abdul Hadi Fekhizadehin si kreun e edicionit të 26-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Kur'anit në Teheran.

Më një dekret, Sejjid Abbas Salehi e emëroi Fekhizadeh në krye të ekspozitës së ardhshme dhe i bëri thirrje atij të përdorte përvojat e mëparshme dhe kapacitetet dhe potencialet në dispozicion në fusha të ndryshme Kur'anore në organizimin e ngjarjes ndërkombëtare.

Ekspozita Ndërkombëtare e Kur'anit në Teheran organizohet çdo vit nga Ministria e Kulturës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ekspozita ka për qëllim nxitjen e koncepteve Kur'anore dhe zhvillimin e aktiviteteve Kur'anore.

Expo tregon arritjet e fundit Kur'anore në vend, si dhe një shumëllojshmëri të produkteve të dedikuara për promovimin e Librit të Shenjtë.

Këtë vit, si tre vitet e mëparshme, Ekspozita mbahet në Mesxhidin e ‘Imam Humejbit’ (r.a.).

Burimi: IQNA