Mbulesa Dhe Liria
Mbulesa është njëra nga çështjet e cila gjithmonë ka sjellur me vete një sërë debatesh. Në veçanti mbulesa islame, krahas përmasave të saj tërheqëse, ka mbetur ballë për ballë mendimeve dhe këndvështrimeve të larmishme në shoqëri të ndryshme. Ne këtu duam të shqyrtojmë mbulesën islame dhe lirinë e gruas.
Mbulesa është njëra nga çështjet e cila gjithmonë ka sjellur me vete një sërë debatesh. Në veçanti mbulesa islame, krahas përmasave të saj tërheqëse, ka mbetur ballë për ballë mendimeve dhe këndvështrimeve të larmishme në shoqëri të ndryshme. Kur shikohet historia e gruas në shoqërinë iraniane, kuptohet se populli iranian gjithmonë gjatë tërë historisë ka patur një kulturë të fuqishme dhe të pasur, i ka dhënë rëndësi stilit të veshjes dhe pamjes së jashtme në përputhje me kulturën e tij, stilit të veshjes dhe mbulesës, i cili ka qenë përherë në përputhje me vlerat dhe postin e tij shoqëror. Kushtet e veshjes dhe ruajtja e pamjes së jashtme për gratë, si elemente të cilat duhet të përpiqen që të ruhen nga mbarë popujt, na shfaq përpara syve vlerat kulturore dhe shoqërore të shoqërisë në fjalë. Që nga koha kur gratë iraniane e përvetësuan fenë islame, si një fe e cila të çon drejt lumturisë, pra duke pranuar mbulesën islame, ato kanë luftuar duke rezistuar deri në vetëmohim, kundër komploteve të ndalimit të mbulesës në historinë bashkëkohore iraniane. Sepse ato besojnë se mbulesa islame mbron individualitetin, personalitetin dhe nderin e gruas muslimane.
Në fenë islame mbulesa për gratë është bërë e detyrueshme. Në ajetet e Kur’anit Famëlartë, në thëniet e të dërguarit e Islamit, si dhe në hadithet dhe në rrëfimet e imamëve të Ehli Bejtit, si një kërkesë e arritjes së njëzëshmërisë së mendimit të dijetarëve dhe dijetarëve të fesë islame, pohojmë se mbulesa islame është një çështje e prerë. Në njërën anë është përcaktuar bërja e detyrueshme e mbulesës në disa ajete të Kur’anit Fisnik, ndërsa në anën tjetër është vënë theksi në të paktën dhjetë ajete, për ruajtjen e dëlirësisë dhe vendeve të turpshme të gruas.
Për shembull në ajetin 59 të Sures Ahzab citohet kështu: “O ti lajmëtar! Thuaji bashkëshorteve të tuaja dhe vajzave të tuaja dhe grave (besimtare) të muslimanëve, që ta veshin mbulesën (xhilbabin) e tyre. Kështu është më mirë që ato të njihen (që nuk janë robëresha, që janë të lira dhe të ndershme) dhe që të mos ngacmohen. Allahu është falës dhe mëshirues”.
Disa ndonëse mbrojnë aludimin se mbulesa islame, është një pengesë për zhvillimin dhe përparimin e gruas, në ditët e sotme tanimë është argumentuar se mbulesa është një çështje e natyrshme dhe se është e lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin e psikologjisë së njeriut. Mbulesa është një ligj i natyrshëm për gratë dhe hedhja pas shpine e këtij ligji të natyrshëm e privon gruan nga liria e saj. Sociologët e pavarur kanë bërë të qartë se veshja dhe mbulesa e gruas, është një kërkesë e natyrshme e shoqërisë njerëzore.
Filozofi i njohur francez Montesquieu, thotë se duke zbatuar urdhrat e natyrës gruaja duhet të ruajë vetveten. Sepse burri është krijuar më guximtar dhe trim, ndërsa gruaja ka më tepër fuqinë e kontrollit. Për këtë arsye ky kontrast mes të dyve, mund të asgjësohet me mbulesën dhe për këtë shkak gruaja duhet të jetë e mbuluar dhe e turpshme në të tërë popujt e botës.
Hulumtuesit psikologjikë tregojnë se veshja e mbulesës mbështetet në themele shpirtërore dhe se është e domosdoshme përzhvillimin shpirtëror të gruas. Në të vërtetë ata të cilët e komentojnë ndryshimin, në stilin e veshjes mes gruas dhe të burrit si epërsi, pabarazi dhe robërimin e grave, nuk janë në dijeni për një të vërtetë. Pjekuria shpirtërore e grave dhe e burrave fillon të ndryshojë nga njëra-tjetra pas një periudhe të përcaktuar; pavarësisht propagandave mashtruese, stili i ndryshëm i veshjes së grave, teksa merr formë në vartësi të këtyre ndryshimeve, në proçesin e zhvillimit shpirtëror, ndërsa rrënja mbështetet tek natyrshmëria njerëzore.
Mbase për këtë arsye, ata të cilët nuk janë të sigurtë dhe nuk i besojnë vetes, duke i mos parë si të mjaftueshme bukuritë e brendshme, mundohen që të zbukurojnë pamjet e tyre të jashtme. Përballë kësaj gratë dhe burrat që janë në zotërim të një posti shoqëror që kërkon më tëpër vëmendje dhe nevojë, thjesht kanë një pamje të thjeshtë dhe të ndershme. Ndërsa çështja që duhet patur kujdes këtu, është se Islami ka vënë theksin në tërheqjen e vëmendjes së burrit nga ana e gruas brenda familjes dhe përdorimin e plotë të qenies së saj tërheqëse për burrin e saj, që është e aq e nevojshme për jetën martesore.
Në ajetin 55 të Sures Ahzab në Kur’anin Fisnik thuhet kështu: “Nuk është mëkat për ato (që nëse bashkëshortet e të dërguarit nuk mbulohen) ndaj etërve të tyre, djemve të tyre, vëllezërve të tyre, djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre, grave të tyre dhe ndaj atyre (robëreshave) që janë nën pushtetin e tyre. Kini frikë Allahun, sepse me të vërtetë Allahu, është dëshmitar për çdo gjë”.
Megjithatë kur gruaja përfshihet në shoqëri, ana e saj feministe duhet zhdukur dhe ajo duhet të jetë e gatshme në fusha të larmishme si një njeri i përzgjedhur. Mbulesa e përcaktuar dhe e këshilluar nga Islami, së bashku me ruajtjen e nderimit të gruas, është një lejeqëndrim i gatshëm në shoqëri. Nëse Islami nuk do të kërkonte qenien e gatshme të gruas në shoqëri, atëherë nuk do të kishte nevojë për rregullat e mbulesës. Mbulesa është një mjet për të treguar një qenie të shëndetshme në shoqëri.
Tani le të tregohemi të vëmendshëm ndaj një çështjeje, për të cilën na ka lajmëruar prijësi i besimtarëve i nderuari Ali (p.m.t.), me qëllim që të kuptojmë marrëdhënien mes mbulesës islame dhe lirisë. I nderuari Ali (p.m.t.) e ka këshilluar kështu të birin e tij të nderuarin Imam Hasani (p.m.t.) në letrën e tidhjetëenjëtë të veprës së tij “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë):
“Vetja jote, edhe nëse vetja jote të drejton tek kërkesat, veten tënde mbaje lart nga të tëra poshtërsitë. Sepse ti nuk mund t’i përfitosh më ato që ke dhënë nga vetja jote. Mos u bëj robi i të tjerëve; sepseAllahu ty të krijoi të lirë. Mirësia e arritur me ligësi nuk është mirësi. Gjithashtu lehtësia e arritur me vështirësi nuk është lehtësi”.
Për këtë arsye është më mirë, që njeriu duke e nënshtruar vullnetin ndaj vullnetit të Allahut, si dhe duke e kufizuar lirinë e tij, brenda kërkesës dhe kornizës së përcaktuar nga Allahu.
Disa mund të thonë se njeriu është një qenie sociologjike dhe se vullneti i tij në fushën sociologjike është i përbashkët me atë të tjerëve. Kjo është e vërtetë dhe për këtë arsye është mëse e natyrshme, që njeriu të nënshtrohet përballë ligjeve, të cilat përcaktojnë kufinjtë e vullnetit dhe liritë e popullit dhe i sjellin ato në një gjendje të drejtpeshuar. E thënë ndryshetë drejtat e natyrshme, të cilat i japin njeriut lirinë e vullnetit dhe të lëvizjes, e kufizojnë lirinë e vullnetit dhe lëvizjes në fushën shoqërore, për hir të shëndetit të shoqërisë.
Në këndvështrimin islam, ligjet si pasojë e pranisë së krijimit, të mbështeturnë njëshmërinë dhe moralin edhe liria është kufizuar në këtë kornizë. Njeriu është i lirë në përdorimin e të tërë të drejtave të tij të përcaktura nga ligjet hyjnore. Fjala vjen ligjet hyjnore pohojnë se njeriu ëshë i lirë, në nxënien e dijes dhe diturisë sa të dojë ai dhe për këtë kërkojnë bërjen e mundur sigurimin e të tëra mundësive për njeriun që të përfitojë edhe rendi islam. Por të njëjtat ligje hyjnore kanë përcaktuar edhe disa kufizime. Në fakt këto rregulla që nuk cilësohen si kufizime, e shpëtojnë shoqërinë nga trazira, çoroditja dhe shthurja. Ndërsa shembulli i kësaj është një stil i përcaktuar veshjeje për gratë dhe burrat, i cili garanton një jetesë të shëndetshme shoqërore në mendimin islam.
Me që ra fjala kufizime të ngjashme janë të pranishme edhe në shtetet e qytetëruara në fjalë. Nëse një burrë del nga shtëpia lakuriq, ose me këmishë nate, ose me pizhame ai merret nën vëzhgim nga policia, si pasojë e sjelljes së tij në kundërshtim me dinjitetin e shoqërisë. Kjo çështje në këndvështrimin e sociologjisë, nuk është as kundër lirisë dhe as kundër njeriut, madje nuk cilësohet as dhunë dhe as si diçka jo logjike. Përkundrazi mbulesadhe në veçanti stili i veshjes sëgrave, është përcaktuar me synimin e rritjes së respektit dhe nderimit të grave dhe ruajtjessë tyre nga çdo lloj sulmi i pamoralshëm.
Për këtë arsye liria e gruas, zhvillimi i saj meditativ dhe intelektual, ngritja e nivelit të saj të diturisë, çuarja në vend e saj e detyrave edukative, jetësohet me ortakërinë e logjikës në punët shoqërore. Mbulesa islame e cila në themelin e saj, mbështetet në ruajtjen e respektit të gruas, është për zhvillimin e saj në këndvështrimin e përkushtimit, ruajtjen e virtyteve morale dhe ruajtjen nga ligësitë; për këtë arsye pa i kufizuar ato, ajo lehtëson duke bërë të mundur praninë e tyre aktive, në punimet shoqërore dhe edukative.
Kjo çështje shihet hapur tek gratë iraniane. Ato falë revolucionit islam, kanë arritur përparime për t’u duartrokitur me mbulesën islame, falë fitimit të postit të veçantë dhe të çmuar dhe në përputhje me personalitetin e tyre. Shëndeti, shpresa për jetën, arritja në shkallët shkencore dhe përparimet në fushat shoqërore, kanë arritur në një normëaq tëlartë, sa këtë e ka rrëfyer edhe shoqëria ndërkombëtare.
Përparimi në etapa të ndryshme i edukimit të grave iraniane nuk mund të mohohet. Teksa 60 % e studenteve universitare përbëhen nga vajzat, kjo normë në zhvillim, vijon edhe në shkallët më të larta të edukimit. Rritja prej 31 % të numrit të praktikueseve të përgjithshme gra, rritja prej 40 % e numrit të mjekeve specialiste gra, është një tregues i përparimeve të pashoqe të grave iraniane në fushën e mjekësisë.
Zotërimi i grave iraniane i vendeve në pushtetin legjislativ, politikë dhe 20 % e vendeve drejtuese të rangut të lartë, qenia nëpunëse e 817 grave në nivelin kombëtar të Iranit, si këshilltare në pushtetin ekzekutiv, janë sukseset e grave iraniane të fituara me mbulesën islame. Kështu që aludimi se populli iranian, duhet të heqë dorë nga mbulesa për të arritur lirinë, është njëri nga projektet e Perëndimit, sepse në shoqërinë iraniane nuk gjendet asnjë provë që do ta argumentonte këtë aludim.
Burimi: İntizar.web