Muzeu turk ekspozon një Kur'an 800-vjeçar
Muzeu në qytetin Tokat në veri të Turqisë ekspozon veprën më të vjetër të shkruar në Anadoll
Dorëshkrimi i një Kur’ani 800-vjeçar po ekspozohet në Muzeun Tokat në Turqinë veriore.
Drejtori Krahinor i Kulturës dhe Turizmit, Adem Çakir i tha Anadolu Agency:
"Ky Kur'an është vepra më e vjetër e shkruar që ekspozohet në muzeumin tone në Anadoll."
Ai vuri në dukje se Kur’ani u zbulua në Tokat dhe u rivendos në provincën qendrore të Konias më 2010. Pas një viti pune restaurimi, dorëshkrimi filloi të ekspozohet në muze në vitin 2011, shtoi ai.
Kolofoni i Kur'anit tregon se ishte shkruar në vitin 1190, tha Adem Cakir dhe shtoi, "Kjo është një vepër e rrallë.
Burimi: World Bulletin