Kulturë - Art - Fe

Hz. Fatime Zehra nga gjuha e Profetit Muhammed

Në lidhje me dinjitetin dhe pozitën e hz. Fatime Zehras mjaftojnë vetëm fjalët e bukura , që ka thënë Profeti i nderuar i islamit, në mënyrë që një gjë tillë nuk e ka thënë ndaj asnjë gruaje tjetër në këtë botë, madje as për bashkëshortet apo vajzat të tjera të tij. 

Sa më poshtë do të përmendim vetëm një pjesë prej këtyre thënieve që janë transmetuar në lidhje me personalitetin  e pashembullt të kësaj zonje të lartë.

 1- Hz. Fatime është pjesë e trupit të Profetit (s.a.v.s)

Buhariu në Sahihin e tij, nga Velid bin Eina, nga Omer bin Dinari, nga Ebi Malike nga Mensur bin Muharemi nga Profeti ka transmetuar që të ketë thënë: “Fatimja është pjesë e trupit tim, çdokush që e zemëron atë më ka zemëruar mua”. [1]

2- Fatime Zehra është zemra e Profetit (s.a.v.s)

Hasan bin Sulejaman në librin me përmbledhje nga komentimi Thalebi i Muxhahidit nga Profeti (s.a.av.s) transmeton që një ditë i Dërguari doli nga shtëpia e tij ndërkohë që e kishte kapë për dore hz Fatimen dhe tha: “Çdo kush që e njeh këtë e ka njohur atë, dhe çdo kush që nuk e njeh  le ta dijë: Kjo Fatimeja është vajza e Muhammedit (s.a.v.s) dhe ajo është pjesë e turpit tim, ajo është zemra ime, e cila ndodhet në kraharorin tim, kështu që kushdo që e lëndon atë më ka lënduar mua, dhe kushdo që më lëndo mua e ka lëndur Zotin e Madhëruar”. [2]

3- Hz. Fatime është fija e flokut të Profett (s.a.v.s)

Xhabir bin Abdullah po thotë: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Fatimeja ëstë fija e flokut tim, çdo kush që e dëmton qoftë dhe një fije të flokut tim më ka dëmtuar mua  dhe çdo kush që më bën dëm mua ka lënduar Allahun dhe çdo kush që lëndon Allahun,  Zoti do ta mallkojë atë aq sa janë Qielli dhe toka”. [3]

4- Hz. Fatime ëhtë drita e syve të Profetit (s.a.v.s)

Ibn Fettal Nejshaburi në një hadith nga Profeti ka transmetuar që imam Aliut (a.s) t’i ketë thënë: “i Dashur Ali! Fatimeja është pjesë e trupit tim, drita e syve të mi dhe fruti i zemrës sime”.[4]

5. Hz. Fatime është shkak i gëzimit të Profetit (s.a.v.s)

Imam Hoseini (a.s.) nga profeti i Islamit (s.a.v.s) ka transmetuar që ka thënë: “Fatimeja është shkak i gëzimit dhe lumturisë sime, dy fëmijët e saj janë frut i zemrës sime dhe bashkëshorti i saj është drita e syve të mi”. [5]

6- Hz. Fatime është më lartë se qielli dhe toka

Në një hadith tjetër në lidhje me krijimin e hz. Fatime ka thënë: “Atëherë Zoti i Madhëruar nga drita e vajzës sime Fatime krijoi qiejt dhe tokën, kështu që qiejt dhe toka janë nga drita e vajzës sime Fatime, dhe drita e vajzës sime Fatime është nga drita e Zotit dhe vajza ime Fatime është më lart se qiejt dhe toka”. [6]

7 – Hz. Fatime është prej grave më të mira të ummetit

Enes bin Maliki nga Profeti (s.a.v.s) ka transmetuar që ka thënë: “Prej grave më të mira të ummetit është e bija e profetit, Fatime “. [7]

8 – Hz. Fatime është prej grave më të mira nga gratë e para dhe gratë e fundit

Në një tranmsetim tjetër po nga Profeti thuhet në këtë mënyrë: “Prej burrave më të mirë të kohës sime është Aliu (a.s.) dhe prej grave më të mira, nga të parat dhe të fundit, është Fatimeja”. [8]

9 – Nëse të gjitha virtytet mëshirohen...

Gjithashtu i Dërguari (s.a.a.) në lidhje me personalitetin e pashembullt të hz. Fatimesë ka thënë: “Nëse të gjita të mirat dhe virtytet mëshirohen, është e denjë që të personifikohen si Fatime, por Fatimeja qëndron më lartë se të gjita ato”. [9]

10 – Hz. Fatime është Merjemja e lartësuar

Dhe prej deklaratave dhe urdhrave të Profetit ndaj imam Aliut (a.s) ishte: Fatimeja është amaneti i Zotit dhe të Dërguarit të Tij pranë teje, atëherë përkujdesu në mënyrën më të mirë ndaj këtij amaneti dhe e di që do të veprosh në këtë mëynrë, dije se ajo është Merjemja e lartësuar”.[10]

11 – Njeriu më i dashur tek Profeti (s.a..s)

Shejkh Tusi në zinxhirin e tij nga Abdullah bin Harith bin Nufel transmeton që ka thënë: “nga Seid bin Maliku kam dëgjuar që ka thënë, nga profeti kam dëgjuar që ka thënë : “Fatimeja është pjesë e trupit tim, çdo kush që gëzon atë më ka gëzuar mua, dhe çdo kush që e lëndon atë më ka lënduar mua. Fatimeja ëshë njeriu më i dashur tek unë.”. [11]

Përgatiti: Valbona Ismaili

 

[1] Sahih Buhari, v. 2, f. 302, Hiljetul eulija, v. 2, f. 40, Tehzibul  tehzib, v. 12, f. 469

[2] Biharul Envar, v. 43, f. 80

[3] Po aty, fq. 54.

[4] Rauzetul uaizin, fq 150.

[5] Maktal i Hosejn Khevarezmiut, vëll 1, f, 59.

[6] Biharul Envar, vëll, 15, fq, 10

[7] Ehkakul hakk, vël. 10, f. 115.

[8] Po aty, vëll, 25, fq, 37

[9] Mektel Hosejn mevariz mi, vëll  1, f. 60

[10] Fatimetu Zehra, f. 18.

[11] Beharul Envar, vëll, 43, fq 23