Vendet e Balkanit

Ballkani Perëndimor të punojë më shumë për antarsim në BE

Bashkimi Evropian i ka porositur gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë hyrjen në BE të punojnë më shumë në implementimin e reformave të vështira para se t’u lejohet hyrja në bllok.

Të brengosur për ndikimin rus dhe kinez në Ballkan, BE-ja, sipas Reutersit, ka nisur kampanjën e re të integrimit, duke i dhënë Serbisë dhe Malit të Zi afat për anëtarësim deri në vitin 2025. Por shtetet perëndimore janë të shqetësuara për anëtarësimin e regjionit që sapo ka dalë nga luftërat etnike të viteve ’90, transmeton Koha.net.

Këto vende thonë se kandidatët siç janë Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja – duhet të punojnë shumë në përmirësimin e kredencialeve demokratike dhe të luftojnë krimin e organizuar.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, jo formalisht janë ftuar edhe ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.