Dijetari irakian takohet me Papa Françeskun bën thirrje për tolerancë dhe moderim
Kryeqyteti i Italisë ishte dëshmitar i një simpozium intelektual të titulluar "Dhuna në Emër të Fesë", organizuar nga Instituti Wilton Park në Mbretërinë e Bashkuar në bashkëpunim me Këshillin Papnor për Dialogun Ndërfetar në Vatikan.
"Seminari në Naxhaf dhe Autoriteti Suprem Fetar kanë luajtur një rol thelbësor në shpërndarjen e tolerancës dhe moderimit, duke u përqendruar në drejtësinë sociale, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin pavarësisht nga feja, sekti dhe nacionalizmi", tha Sejjid Xhevad al-Khoei në fjalën e tij , në praninë e personaliteteve akademike dhe fetare nga e gjithë bota.
Dijetari nga Iraku u takua me Papa Françeskun dhe vizitoi Universitetin Papnor Urban (Urbaniana).
"Feja dhe vendet e shenjta nuk duhet të shfrytëzohen për konflikte politike," tha Sejjid Xhevad al-Khoei.
Burimi: imamhusseain.org