Tillersoni thirri Iranin të tërheq forcat nga Siria
Sekretari shtetëror amerikan Rex Tillerson ka bërë thirrje zyrtarëve të Iranit të tërheqin forcat e tyre nga Siria, me qëllim të zvogëlimit të tensioneve në rajon. Pas takimit me shefin e diplomacisë jordaneze Ajman Safadin, Tillersoni në Aman ka shpreh shqetësimin për shkak të përballjes së Iranit dhe Izraelit në hapësirën e Sirisë.
Duke kritikuar Teheranin zyrtar për shkak të ndikimit të tij në Hezbollahun libanez, Tillersoni ka thënë se SHBA-të nga fillimi mbështesin Libanin e pavarur dhe të lirë, por pushtetarët e të cilit duhet të kenë kontrollin mbi forcat e tyre të armatosura.
Puna e administratës amerikane në planin e ri paqësor për Lindjen e Afërt “ka përparuar dukshëm”, ndërsa presidenti Trump do të vendos se kur do ta zbulojë, ka deklaruar Tillersoni gjatë vizitës Jordanisë.
Ai ka nënshkruar pakon pesëvjeçare të ndihmës, e cila përkundër kërcënimeve të Trumpit se do të ndërpresë financimin e shteteve të cilët kanë kundërshtuar vendimin e tij për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, ia vazhduan mbështetjen Jordanisë, aleatin kyç amerikan në Lindjen e Afërt.
Duke komentuar planin paqësor , Tillersoni ka thënë: ” se e ka parë”, dhe se në atë punohet me”muaj”.”Mendoj se është tek presidenti kur do të vendos të shpall planin kur do të konsideron se është koha për të se plani është i gatshëm”.
Trumpi në dhjetor ka kryer hapin pa precedan në qasjen e politikës amerikane në rajon të gjatë me dekada kur e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ka nisur procesin e transferimit të ambasadës amerikane nga Tel Avivi.
Ky veprim ka shkaktuar zemërimin e botës arabe dhe islame dhe ka bërë që presidenti palestinez Mahmud Abas të deklarojë se më nuk do të bashkëpunojë me SHBA-të si ndërmjetësues në bisedime paqësore me Izraelin.
Trumpi ka kërcënuar se do të ndërpres ndihmën financiare atyre shteteve të cilët e kanë mbështet rezolutën e Kombeve të Bashkuara me të cilin ftohet Washingtoni të heq dorë nga vendimi i tij për Jerusalemin. Në mes atyre shteteve ishte edhe Jordania.Tillerosni dhe Safadi kanë nënshkruar memorandumin jodetyruese për mirëkuptim, në kuadër të së cilës Jordania gjatë pesë viteve të ardhshme do të pranojë 6,375 miliard dollar, duke filluar nga ky vit.
Burimi: Al Jazeera