Kosova

Kurti : Politikanët tanë duhet gjykuar si kriminelë të paqes, e jo të luftës!

Gjykata Speciale është një e padrejtë historike që po i bëhet popullit të Kosovës, por nisma për shfuqizimin e saj është e dëmshme dhe është bërë për interesa personale të individëve, për të shpëtuar kokën e tyre.

Kështu u tha në tryezën ku temë diskutimi ishte “ Dhomat e Specializuara dhe raporti me institucionet e Republikës së Kosovës”, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lideri i VV-së Albin  Kurti tha se kjo gjykatë, veç sa ia shton abnormalizimin Kosovës. Por theksoi se iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për shfuqizimin e gjykatës, është e pasinqertë dhe jo serioze, dhe ka për synim heqjen e emrit të tij nga kjo gjykatë, e jo shfuqizimin e saj.

Kurti: Thaçi synon ta heqë emrin e tij nga Gjykata, jo ta shfuqizoj atë

“Thaçi e pranoi që fshehurazi ka bërë pazar që doli se ka qenë i gabueshëm dhe i dëmshëm... “Kurti: Politikanët tanë duhet gjykuar si kriminel të paqes, jo të luftës .  Vazhdon Kurti: “E di që shumë njerëz janë lodhur me këta mujsharët e pasluftës në Kosovë dhe thonë hajt se ndoshta kjo gjykate na heq pushtetarët e korruptuar, politikanët e krimit të organizuar, vrasësit e plaçkitësit e veshur me pushtet. Unë besoj që as nuk duhet, e as nuk mundemi t’i heqim qafesh me iniciativa që vijnë prej Serbisë e Rusisë. Ata duhet t’i largojmë nga pushteti dhe me ta duhet të përballet vetë shoqëria jonë, ne qytetarët e këtij vendi ne opozita. Popujt e tjerë i kanë larguar të korruptuarit dhe kriminelët, e i kanë hapur rrugë drejtësisë, demokracisë e zhvillimit. Në Kosovë besoj që shumë prej këtyre politikanëve duhet akuzuar dhe gjykuar si kriminelë të paqes, për atë çfarë i kanë bërë popullit tonë për 18 vjet pas luftës, e jo si kriminel të luftës, për atë se çfarë i kanë bërë Serbisë”, tha ai.

Konjufca: Iniciativë jo serioze e pamenduar mirë

Hashim Thaçi  nëse dëshiron që gjykata speciale të zhbëhet, duhet të tregojë se çka mendon për letrat e Jahjagës. A tërhiqet nga letrat e saj, apo vazhdon të qëndroj prapa këtyre letrave.

Aliu: Gjykata nuk mund të zhbëhet, kjo është punë e kryer

“Edhe pse Gjykata Speciale, sigurisht që ka dëme kolaterale  për imazhin e luftës. Megjithatë kjo nuk është diçka që ne mundemi me zhbë, ose guxojmë më zhbë. Ne duhet me u munduar për të minimizuar dëmin kolateral. Dhe ndoshta me u mundu me pa anën pozitive, që t’i heqim disa figura ose disa njerëz,  të cilët kanë qenë ose ndoshta që janë marrë me krime. S’po them që janë marrë, por duhet të vërtetohet.  Mirëpo ata do të largohen dhe po besoj do të jetë dhe një mënyrë e ventilit për frymëmarrjen e këtij shteti”, tha ajo.

Baraliu: Duhet te shkojmë përpara me këtë gjykatë

“Kjo iniciativë është e pa zhbërë. Nuk shpërbëhet nuk zhbëhet. Prandaj duhet analizuar mirë secili deputet, secili subjekt politik para se të shkohet atje. Iniciativa do të vijë. Proceduralisht 30 ditë ka afat qeveria. Mund ta procedojë në parlament. Mund të mos e japë dhe parlamenti ka detyrë që ta marrë parasysh iniciativën e atyre deputetëve dhe do të duhej ta procedoj këtë.. Ne mendojmë që do të duhej thjesht të shkohet përpara me këtë Gjykatë, e cila fatkeqësisht është e dëmshme e imponuar”, tha ai.