Kulturë - Art - Fe

Përkujtohet ditëlindja e Hz. Zejnebes në Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut

Së bashku me myslimanët në mbarë botën, mijëra vizitorë përkujtuan përvjetorin e ditëlindjes së Hz. Zejnebes (a.s.), bija e dashur e Imam Aliut, në Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut (a.s.) në qytetin Naxhaf të  Irakut.

Sipas faqes së internetit të Astanit (Kujdestarisë) të Xhamisë të Shenjtë të Imam Aliut (a.s.), një ceremoni e veçantë u mbajt me këtë rast të martën.

Ceremonia përfshinte  ilahi fetare  dhe recitime të poezive në lavdërimin e zonjës së madhe.

Dita e martë ishte dita e pestë e muajit Xhumadel –Ula sipas Kalendarit Hënor të Hixhretit.

Dita shënon ditëlindjen e Hz. Zejnebes (a.s.).

Vajza e Imam Aliut  (a.s.) dhe Hz. Fatimes al-Zahra (a.s.), Hz. Zejnebe  (a.s.)  njihet si simbol i durimit dhe guximit përballë fatkeqësive dhe tragjedive.

Ajo dhe dy djemtë e saj e shoqëruan Imam Hussejnin (a.s.)  në ngjarjen e Ashures ku dy djemtë e saj u martirizuan dhe ajo u mor si rob në Kufa dhe pastaj në Damask.

Burimi: IQNA