Hamanei: SHBA po përpiqet të bartë ISIS-in në Afganistan
Udhëheqësi fetar i Iranit, Ajetullah Ali Hamanei ka shprehur se SHBA po përpiqet të bartë ISIS-in në Afganistan.
Sipas agjencisë së lameve Tasnim, duke folur në një ngjarje fetare në kryeqytetin e Teheranit, Hamenei shprehu "hidhërim të thellë" për civilët që vdiqën në sulmet e fundit në Afganistan.
"Të njejtat duar që krijuan ISIS-in për t'u përdorur si mjet për krime dhe shtypje ndaj popullit sirian dhe irakian, tani po kërkon mënyra për rivendosjen e ISIS-it në Afganistan, pasi u mund në këto rajone.”-tha Hamanei.
Hamanei gjithashtu pohoi se sulmet e fundit në vend "tregojnë fillimin e këtij plani".
Duke pohuar se SHBA është përgjegjëse për shfaqjen e ISIS-it në rajon, Hamanei argumentoi se SHBA, duke e vendosur organizatën e saj në Afganistan, synon të legjitimojë praninë e saj ushtarake në rajon dhe të arrij sigurinë e Izraelit.
Në muajin e fundit në Afganistan, rreth 300 civilë kanë humbur jetën dhe më shumë se 500 njerëz janë plagosur në sulmet talebane dhe të ISSIS-të.
Burimi: Sputnik News