Studentët e rinj të Universitetit duhet të kuptojnë zhvillimet bashkëkohore
Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei i bëri thirrje studentëve të rinj të universiteteve muslimane që të përpiqen të njohin zhvillimet në epokën e tanishme.
Në një mesazh për ata që morën pjesë në Konferencën e 52-të të Shoqatës së Bashkimit Islamik për Studentët iranianë në Evropë, Ajetullah Sejjid Hamenei shtoi se ata duhet të përgatiten për atë që pritet prej tyre në epokën bashkëkohore.
Mesazhi është ky:
Në emër të Zotit, më të Mëshirshmit, Mëshirëbërësit
Të nderuar studentë të rinj të Universitetit,
Epoka aktuale dhe zhvillimet e saj përcaktojnë disa pritshmëri për individët e rinj, të cilët nuk ekzistonin ose nuk ishin të njohur në kohët e mëparshme.
Studentët e rinj të universitetit duhet të kuptojnë plotësisht këto zhvillime dhe pritjet korresponduese, dhe kështu të përgatiten vetë. Shoqatat islame dhe klima fetare brenda tyre mund t'ju ndihmojnë në përgatitjen tuaj.
Pika kryesore është që ju punoni për hir të Zotit, me entuziazëm, duke përmbushur detyrat tuaja. Nëse e përmbushni rastin e bekuar [për ta bërë këtë], udhëzimi hyjnor do të vijë edhe edhe për ju. në i lutem Allahut t'ju japë të gjithëve lumturi dhe sukses.
Sejjid Ali Khamenei
Burimi: IQNA