Kulturë - Art - Fe

Mjeshtri egjiptian i Kur'anit në Iran për kursin e këndimit special

Një mjeshtër egjiptian i Kur'anit ka qenë në Iran për të mësuar një kurs recitimi special të Kur'anit të quajtur Ikra, tha një zyrtar.

Duke folur për Radio Kur'an, Muhammed Taki Mirzaxhani, drejtor i komunikimit dhe i çështjeve ndërkombëtare në Këshillin Suprem të Kur'anit, tha se shejhu Muhamed Osfour deri më tani ka përfunduar mësimin në shtatë kurse të tilla në Iran.

Kursi i fundit Ikra u mbajt në qytetin e Yazd, në Iranin qendror, vuri në dukje ai.

Ata që kalojnë kurset me sukses marrin certifikata me të cilat ata, vetë, mund të mësojnë kurse të tilla, tha ai.

Sipas Muhammed Taki Mirzaxhanit, 34 mësues iranianë të këndimit të Kur'anit  dhe hafizë të Kur’anit  dhe memorizimit kanë marrë certifikatat.

Ai vazhdoi duke thënë se Shejh Osfour do të qëndrojë në Iran për dy vjet për të mbajtur kurse Ikra në krahina të ndryshme.

Burimi: IQNA