Izraeli akuzoi Iranin lidhur me Sirinë
Ambasadori i Izraelit pranë Kombeve të bashkuara Danny Danon ka akuzuar Iranin se po përpiqet të shndërrojë Sirinë në “bazën më të madhe ushtarake në botë”, me ç’rast po destabilizon rajonin, kërcënon Izraelin dhe”terrorizon tërë botën e lirë”.
Danny Danon në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të bashkuara ka thënë se është informatë konfidenciale të cilin e prezanton me të cilin tregon se janë 82.000 luftëtarë, prej të cilëve 60.000 sirian, 9.000 luftëtarë të Hezbollahut, 3.000 luftëtarë të Gardës revolucionare iraniane, si dhe “10.000 luftëtar të milicive shiite të rekrutuar përgjatë Lindjes së Afërt, nga Iraku, Afganistani dhe Pakistani”, aktualisht janë nën kontrollin iranian në Siri.
Këto numra nuk kanë mundur të konfirmohen nga burimet e pavarura, por ambasadori izraelit Danon ka thënë se iranianët flasin” për rreth 100.000 ushtarë nën kontrollin e tyre në Siri”. Irani njashtu po investon me “qindra milion dollar” në truall dhe fabrika në Siri.
Eksperti ushtarak izraelit në fund të tetorit të vitit të kaluar ka thënë se Siria kohët e fundit u bë arenë për këmbimin e porosive politike dhe ushtarake në mes Izraelit dhe Iranit, me ç’rast ana iraniane nuk dëshiron të vjen gjer te eskalimi i situatës së sigurisë në këtë fazë, pasi që kjo do të sillte në luftën e përgjithshme në Lindjen e Afërt.
Ron Ben-Yishai për gazetën ditore izraelite Yedioth Ahronoth ka deklaruar se nga Izraeli kërkohet të ketë kujdes ashtu që gjërat të mos lëvizin drejt luftës rajonale, me kusht që të përgjigjet Iranit, Sirisë dhe Hezbollahut, dhe gjërat të mos zhvillohen në drejtim të konfiktit.
Ai më tutje shtoi se iranianët me sjelljen aktuale ndaj Tel Avivit përpiqen të realizojnë një varg qëllimesh, prej të cilëve më e rëndësishme është që palët ndërkombëtare dhe rajonale të legjitimojnë prezencën iraniane dhe aktivitetet ushtarake në Siri, përveç kësaj edhe të parandalohen sulmet e aviacionit izraelit në Siri dhe Liban.
Burimi: Al Jazeera