Kulturë - Art - Fe

Studentët turq në Sudan për të mësuar gjuhën arabe

150 studentë turq aktualisht janë të regjistruar në institucione të ndryshme sudaneze të arsimit të lartë

Studentët turq kanë bërë rrugë për në Sudan me shpresën për të mësuar në gjuhën arabe.

Sudani ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të studentët turq, por edhe të nxënësve që vijnë nga pothuajse 90 vende të botës, të cilët kanë ardhur në Hartum për të njëjtin qëllim.

Studenti turk Muhammed Ikbal Isik, i cili aktualisht po studion teologjinë në Sudan, thotë se vendosi - bazuar në kërkime të konsiderueshme - të vinte në Khartoum për të ndjekur karrierën e tij akademike.

"Është madhështore të mësosh arabisht këtu," tha të enjten Muhammed Ikball Isik për Agjencinë Anadolu. "Fakti që shumica e sudanezëve flasin gjuhën standarde arabe na bënë të mundshme të përshtatemi shpejt."

Sipas Furkan Ramazanoglu, një tjetër student turk në fakultetin e mjekësisë të Universitetit Hartoum, profesorët në universitetet sudaneze priren të marrin një qasje më praktike në mësimdhënie.

Kjo i lejon studentët të zhvillojnë një përvojë praktike, tha Ramazanoglu, duke theksuar se shumë mjekë sudanezë punonin në spitale prestigjioze në mbarë botën.

Rreth 150 studentë turq aktualisht janë të regjistruar në institucionet sudaneze të arsimit të lartë ku po ndjekin studime në një sërë fushash, duke përfshirë mjekësinë, inxhinierinë dhe ligjin islamik.

Burimi: Anodolu News Agency