Turqi

Sarkisjan: Ne nuk mund t’i pranojmë kushtete e vëna nga Turqia për normalizim

Presidenit i Armenisë, Serzh Sarkisjan tha se nuk do t’i pranojnë kushtet e vëna nga Ankaraja për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë.

Sarkisjan i cili i’u përgjigj pyetjeve të parlamentarëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, tha se: “Nuk i kuptojmë kërkesat që ka vënë Turqia për të marrë hapa për të normalizuar marrëdhëniet. Kam filluar procesin e normailizimit të marrëdhënieve dypalëshe në vitin 2008, kam zhvilluar takime me presidentët e Turqisë dhe kam nënshkruar protokolle. Por, Turqia ashtu si atëherë, edhe sot parashtron kushte.”

Sarkisjan vuri në dukje se pas nënshkrimit të dokumenteve, procedura e parashtrimit të kushteve nuk kishte asnjë rast të praktikës ndërkombëtare.

‘TURQIA NIK DUHET TË FLAS ME GJUHËN E FUQISË DHE PARAKUSHTEVE’

Sarkisjan shtoi se: “Për nëntë vjet dëgjojmë deklarata nga Turqia lidhur me atë se ajo duhet të ndërmerr disa hapa. Në dokumente gjithqka është e qartë. Së pari do të ndërohet marrëdhënia, pastaj do të diskutohen çështjet problematike midis vendeve. Nuk mund t’i pranojmë kurrë parakushtet e Turqisë. Po, Turqia është një vend i fuqishëm me një potencial të lartë që nuk krahasohet me Armeninë, por, kjo nuk nënkupton se Turqia duhet të flas me Armeninë në gjuhën e fuqisë dhe parakushteve. Kjo është e papranueshme.”

Burimi: Sputnik News