Siria

YPG shpalli mobilizimin e përgjithshëm për Afrinin

U raportua se YPG së bashku me grupet e tjera kurde, shpalli mobilizimin e përgjithshëm për Afrinin. Sipas lajmit të gazetës en-Nehar të botuar në Liban, grupet kurde në veri të Sirisë, shpallën mobilizimin e përgjithshëm për Afrinin kundër operacionit të Turqisë ‘‘Dega e Ullirit’’.

U raportua se forcat e YPG-së në rajonin e Cezire-së, të krahinës Haseke nën kontrollin e YPG-së, duke publikuar një deklaratë, shpallën mobilizimin e përgjithshëm për të mbrojtur Afrinin të cilin e konsiderojnë si nder kombëtarë.

Zëdhënësi i shtypit i YPG-së, Rezan Hedo tha se shpallja e mobilizimit përfshinë të gjithë kurdët që mbajnë armë për të mbrojtur Afrinin.

Në lajme u raportua se forca prej 6400 personave në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’ u pastrua nga militantët e YPG-së të 70 fshatrave në territorin sirian.

Burimi: Yakın Doğu Haber