İran

Irani i bënë thirrje Turqisë për të ndaluar agresionin në territoret siriane

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Kassemi përsëriti thirrjen për Turqinë që të ndalojë agresionin e saj në territoret siriane sa më shpejt të jetë e mundur, duke theksuar nevojën për respektimin e sovranitetit të Sirisë.

Gjatë konferencës së tij javore në Teheran të hënën, Bahram Kassemi tha se agresioni i ri turk në territoret siriane do të sjellë përsëri terrorizmin, duke shtuar se qeveria siriane duhet të ketë kontroll mbi të gjithë vendin e saj.

Diplomati iranian vuri në dukje se Irani ndjek seriozisht zhvillimet në vazhdim në Siri dhe Afrin, duke thënë:

"Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Turqinë për zhvillimet e fundit në Siri".

Burimi: Syrian News Agency