Kosova

Thaqi me dekret ka emërtuar 21 prokurorë të rinjë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial, me dekret ka emëruar sot 21 prokurorë të rinj të shtetit, nëpër prokuroritë Themelore të Kosovës.

Prokurorët e emëruar dhanë betimin para presidentit Thaçi, me ç'rast u zotuan se do ta kryejnë detyrën e prokurorit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri.

Kreu i shtetit duke i uruar prokurorët e rinj për detyrën e re, ka kërkuar që ta kryejnë  këtë detyrë me përgjegjësi të lartë.

"Ju uroj suksese në përgjegjësitë e reja që keni marrë. Ju duhet t'i kryeni obligimet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës", duke shtuar më tej se "Konsolidimi i sundimit të ligjit duhet të jetë prioritet kryesor. Në këtë drejtim ju keni mbështetjen time të plotë", ka thënë presidenti Thaçi.