Ftesa të dërguara në 114 shtete për Garat e Kur'anit të Iranit
114 shtet janë ftuar të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Iran për të marrë pjesë në garat e ardhshme ndërkombëtare të Kur'anit të Iranit, tha një zyrtar.
Huxhat ul-Islam Ali Mughanni, nënkryetar i Qendrës së Kur'anit dhe Organizatës së Çështjeve të Fetare të Iranit, i tha Agjencisë së Lajmeve IQNA se Irani do të organizon katër Gara Ndërkombëtare të Kur'anit në prill, 2018.
Ato janë: Garat Ndërkombëtar të Kur'anit të Republikës Islamike të Iranit, si dhe ato për femrat-gratë, studentët e seminareve dhe ata me shikim të dobët, vuri në dukje ai.
Huxhat ul-Islam Ali Mughanni shtoi se janë dërguar ftesa për 114 shtete për të dërguar kënduesit e tyre të Kur'anit dhe hafizët e Kur’anit për të marrë pjesë në Garat Kur’anore.
Në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit të Iranit, vetëm 68 shtete janë ftuar për të siguruar cilësinë e lartë të garave, tha ai.
Edicioni i 35-të i Ngjarjes Ndërkombëtare të Kur'anit është planifikuar për 19-26 prill 2018.
Organizata e Çështjeve Fetare dhe Bamirësisë organizon çdo vit garën me pjesëmarrjen e hafizëve të Kur'anit dhe kënduesve të Kur’anit nga vende të ndryshme.
Edicioni i këtij viti do të zhvillohet në Mesxhidin ‘Imam Humejni’ në Teheran.
Burimi: IQNA