Rusia

Putin: Këtë raund e fitoi Kim

Presidenti rus, Vladimir Putin, në lidhje me krizën aktuale në Gadishullin Korean tha se “këtë raund” e fitoi lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong dhe se ai po përpiqet t’a zbus situatën.

Në intervistën me udhëheqësit e shtypit rus dhe agjensit e lajmeve, Putin i’u përgjigj pyetjeve rreth situatës aktuale në Gadishullin Korean: “Sigurisht që z.Kim Jong e fitoi këtë raund. Ai zgjidhi problemin e tij strategjik. Ai ka një kapak bërthamor dhe raketa që mund të arrijnë në distancë prej 13.000 kilometra dhe pothuajse në çdo vend të botës, të paktën në territorët e armiqëve të tij.”

Putin i cili u shpreh se Kim po përpiqet t’a zbus dhe qetësoj situatën aktuale, shtoi se: “Ai është padyshim një politikam i zgjuar dhe i pjekur.”

 

Burimi: Sputnik News