Shtetet arabe shpenzuan 161 miliard dollar për armatim në 2017
Vlera e gjithëmbarshme e kontratave për armatim dhe pajisje ushtarake gjatë vitit 2017 të cilët i kanë nënshkruar shtetet arabe është 161, 4 miliard dollar.
Kontrata më e madhe është nënshkruar në mes Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në maj të vitit 2017, ndërsa shuma e gjithëmbarshme është 110 miliard dollar. Në vazhdim po cekim listën e dhjetë kontratave më të mëdha për blerjen e armatimit në vitin 2017 nga shtet
1. Arabia Saudite 110 miliard dollar, kontrata me SHBA-në.
2. Katari, 12 miliard dollar për blerjen e 36 avionëve amerikan me SHBA-në
3. Katari, 8 miliard dollar për blerjen e 64 avionëve nga Britania e Madhe.
4. Katari, 5,9 miliard dollar për blerjen e 7 anijeve luftarake nga Italia.
5. Emiratet e Bashkuara Arabe, 5,2 miliard dollar për IDEX.
6. Egjipti, 5 miliard dollar për kontratën me Rusinë.
7. Kuvajti, 5 miliard dollar për blerjen e avionëve luftarak amerikan.
8. Bahrejni, 3,8 miliard dollar kontrata me SHBA-të për blerje armësh.
9. Arabia Saudite, 3,5 miliard dollar për armatim nga prodhimi vendor.
10. Katari, 3 miliard dollar për blerje armatimi nga Franca.
Burimi: SAFF