Moon of Alabama, Iran, Elementët e ndryshimit të regjimit po heqin vëmendjen nga protestat ekonomike
Një zyrtar i lartë i SHBA-së ka folur për gazetën Haaretz dhe ka konfirmuar se: “Një delegacion i kryesuar nga këshilltari i sigurimit kombëtar të Izraelit ka zhvilluar një takim me zyrtarë të lartë amerikanë në Shtëpinë e Bardhë gjatë fillimeve të muajit dhjetor për të diskutuar në mënyrë të përbashkët në lidhje me një strategji të njëjtë për të luftuar agresionin e Iranit në Lindjen e Mesme.”
Elementët e ndryshimit të regjimit po heqin vëmendjen nga protestat ekonomike
Moon of Alabama, 29 Dhjetor 2017
Dje dhe sot kemi dëshmuar zhvillimin e disa protestave të vogla në Iran. Me shumë mundësi këto protesta janëvetëm faza e parë e një operacioni të madh “të ndryshimit të regjimit” të drejtuar nga SHBA-ja dhe Izraeli edhe me ndihmën e grupit terrorist iranian.
Në fillim të këtij muaji, Shtëpia e Bardhë dhe sionistëtkanë përgatitur një sulm të ri kundër Iranit:
Një zyrtar i lartë i SHBA-së ka folur përgazetën Haaretz dhe ka konfirmuar se: “Një delegacion i kryesuar nga këshilltari i sigurimit kombëtar të Izraelit ka zhvilluar një takim me zyrtarë të lartë amerikanë në Shtëpinë e Bardhë gjatë fillimeve të muajit dhjetor për të diskutuar në mënyrë të përbashkët në lidhje me një strategji të njëjtë për të luftuar agresionin e Iranit në Lindjen e Mesme.”
Në një tjetër lajm në lidhje me këtë takim qëështë zhvilluar citohen ato që kanë thënë zyrtarët izraelitë mbi rezultatin që ka sjellë kjo mbledhje:
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli i shohin zhvillimet e ndryshme në rajon dhe në veçantizhvillimet që kanë të bëjnëme Iranin nga një këndvështrim i përbashkët dhe i njëjtë. Kemi arritur në marrëveshje të përbashkta në lidhje me strategjitë dhe politikat e nevojshme për të luftuar kundër Iranit. Marrëveshjet për të cilat kemi rënë dakord kanë të bëjnë jo vetëm me strategjinë në mënyrë të përgjithshme, por në të njëjtën koh edhe me përfundime konkrete, duke përfshirë këtu mënyrat e veprimit dhe mjetet që duhet të përdoren për të arritur përmbushjen e këtyre qëllimeve të përbashkta.”
Kjo është me siguri një rezultat i këtij takimi të përbashkët për të cilin po flasim:
“Ditën e enjte, në qytetin e dytë më të madh të Iranit, Meshhed me qindra njerëz kanë mbushur rrugët për të protestuar çmimet e larta dhe kanë thirrur me slogane kundër qeverisë.
Video që janë postuar nëpërmjet mediat sociale kanë treguar demonstrues në Mashad, i cili ndodhet në veriperëndim të Iranit dhe përbën një ndër vendet më të shenjta në medhhebit Shia rë Islamit, duke brohoritur sllogane si “vdekje (Presidentit Hassan) Rouhani” dhe “vdekje diktatorit”.
Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve, ILNA dhe mediat sociale kanë raportuar se demonstrata të këtilla janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në provincën Razavi Horasan, duke përfshirë edhe Neyshabour dhe Kashmar.”
Një video e publikuar në lidhje me këtë protestë të zhvilluar në Mashad tregoi rreth 50 njerëz duke brohoritur slogane ndërkohë që numri i njerëzve të tjerë që vetëm qëndronin duke i parë rreth tyre ishte shumë më i lartë.
Protestat kundër politikave (neo-) liberale të qeverisë së Ruhanit në Iran kanë të drejtat e tyre që i bëjnë ato të justifikueshme. Papunësia sipas të dhënave zyrtare në Iran është mbi 12% dhe vështirë se mund të thuhet se është shënuar ndonjë rritje ekonomike e dukshme. Njerëzit në rrugë nuk janë të vetmit që janë të pakënaqur në lidhje me këtë situatë:
“Udhëheqësi i lartë shpirtëror i Iranit, Ayatullah Ali Hamenei, i cili ka kritikuar në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme të dhënat e qeverisë në lidhje me ekonominëështë shprehurditën e mërkurë se shteti është duke luftuar me “çmimet e larta, inflacionin dhe recesionin” dhe ka kërkuar nga zyrtarët që t’i zgjidhnin këto problemeduke treguar vendosmëri.”
Gjatë ditës së enjte dhe ditës së sotme disa nga sloganet e disa protestuesve u shndërruar nga thirrje për lehtësimin e vështirësive ekonomik në thirrje për ndryshimin e regjimit.
Intuita ime më le të kuptoj se pas këtyre protestave fshihen të dyshuarit e zakonshëm. Është e rëndësishme të shohim me kujdes se këto protesta nisën në disa qytete të ndryshme në të njëjtën kohë. Kjo gjënuk ka si të interpretohet si një protestë dhe demostratë spontane lokale në secilin qytet në mënyrë të pavarur, por është e gjartë që janë zhvilluar në një formë të koordinuar.
Përpara nesh shpfaqet edhe kjo:
“Carl Bildt @carlbildt - 9:38 - 28 dhjetor 2017 nga Roma, Lacio
Kanë dalë lajme se është shkëputur sinjali i rrjeteve televizive satelitore ndërkombëtare që gjenden në qytetet më të mëdha të Iranit. Kjo është shenjë që mund të interpretohet se regjimi ka frikë që t’i publikojë protestate sotmedhe trembet nga përhapja e tyre.”
Numri i lajmeve në lidhje me këto protesta edhe kur kërkon në gjuhë të ndryshme është saktësisht zero “lajme” të tilla. Carl Bildt ka shërbyer si ish kryeministër i Zvicrës. Ai është rekrutuar në vitin 1973 nga CIA-s si një informator dhe që atëherë është shndërruar në një aset të plotë në shërbim tëSHBA-së. Ai ka qënë i përfshirë edhe në grushtin e shtetit të Ukrainës dhe është përpjekur të përfitonte personalisht prej kësaj ngjarjeje.
Përgjigja e vetme ndaj tweet-it të Bildt ishte nga një Riyad Swed - @SwedRiyad i cili postoi disa video nga protestat, ku në njërën prej tyre shihet duke u djegur një makina e policisë.
Nuk jam i sigurtë nëse kjo video është e vërtetë apo jo. Llogaria që e ka postuar është deri diku e dyshimtë (Është aktive që prej vitit 2016, ka plot 655 tëeete, megjithatë ka vetëm 32 ndjekës).
Vetëm ditëm e djeshme është zhvilluar një leksion në kongresin “hacker”eCCC-së në lidhje me shërbimin sekret britanik GHCQ dhe llogaritë e sock-puppet (kukulla) të tyre për manipulim në Twitter dhe Facebook. Këto llogari përdoren për mbledhjen e inteligjencës njerëzore dhe për drejtimin e operacioneve të “ndryshimit të regjimeve”. Gjatë këtij prezantimi përdoren 14 deri në18 slajte (që zgjasin 11:20 minuta) citojnë nga tekste që janëarrë nga GCHQ në të cilat bëhet me dije se Iraniështë një nga objektivat e marra për ndryshm të regjimit. Folësi në mënyrë specifike ka vënë në dukje një llogari të GCHQ “@ 2009Iranfree”, e cila u përdor në gjenerimin e protestave në Iran pas rizgjedhjes së Presidentit të atëhershëm Ahmedinejad.
Sot, në këtë ditë të premte qëështë një pushim i fundjavës në Iran janë zhvilluar disa protesta të tjera në qytete të tjera të ndryshme. Një lajm i Reuters nga dita e sotme bën me dije se:
“Pas asaj që Fars e ka quajtur“thirrje nga ata që janëanti-revolucionarë” rreth 300 protestuesë janë mbledhur në Kermanshahduke brohoritur slloganet“Të burgosurit politikë duhet të lirohen” dhe “Liria vdekje”, kanë shkatërruar edhedisa prona publike. Fars nuk ka dhënë asnjë emër konkret të ndonjë grupi opozitar.”
...
Pamjet, të cilat nuk mund të verifikohen nëse janë vërtetë nga këto protesta tregojnë protesta në qytete të tjera të ndryshme të Iranit duke përfshirë Sarin dhe Rashtin në veri, Kumin në jug të Teheranit dhe Hamadanin në perëndim.
Siç ka bërë me dije agjencia e lajmeve ILNA,ndihmës-shefi i sigurisë për TeheraninMuhsen Nasxh Hamadani, është shprehur se rreth 50 janë mbledhur në një shesh të Teheranit dhe shumica prej tyre janë shpërndarë pasi policia u kërkoi të largoheshin, mejgithatë disa refuzuan të shpërndarëshin kështu që janë arrestuar ‘vetëm përkohësisht’.”
Disa nga këto protesta kanë të drejtë të protestojnë për arsye ekonomike të justifikueshme, megjithatë të drejtat e tyre po vidhen nga njerëz që kanë interesa të tjerë:
Një banor në qendrën eqytetitnë Isfahan është shprehur se protestuesit u bashkuan me një protestë që po zhvillohej nga punëtorët e një fabrike që ishin duke protestuar për të marrë pagae e tyre të prapambetura.
Npërmjet një bisede telefonike, banori është shprehur se “Slloganetu ndryshuan me shpejtësunga ekonomikenë sllogane kundër (Presidentit Hassan) Ruhanit dhe Udhëheqësitshpirtëror (Ajetullah Ali Hamenei).
Protestat e mirëfillta politike shihen shumë të rralla të zhvillohennë Iran [...] megjithatë shpesh shihet të organizohen protesta ku marrin pjesë punëtorët që pushohen nga puna, apo për shkak të mospagesës së pagave apoedhe nga personat qëduhet të marrin shpërbimet e tyre në bizneset financiare të parregulluara dhe të falimentuara.
.Alamulhuda, i cili ështëpërfaqësuesi i Ajatullah Hameneit në verilindje të Mashhadit është shprehur se vetëm një numër i kufizuar i njerëzve kishin përfituar nga protestat e të enjtes kundër rritjes së çmimeve për të brohoritur sloganet e tyre kundër rolit që ka zgjedhur të luajë Irani në konfliktet rajonale.
.Alamulhudaështë shprehur se“Disa njerëz gjendeshin në ato protesta për të shprehur kërkesat e tyre, megjithatë papritmas, në mesin e një turmë të përbërë nga qindra persona, një grup i vogël që nuk tejkalonte as 50 veta brohorisnin slogane devijante dhe të tmerrshme si ‘Lëreni Palestinën’, ‘As për Gazan, as për Libanin, da ta jap jetën time (vetëm) për Iranin”.
Dy video të postuara nga BBC Persian si dhe video të tjera që kam parë tregojnë vetëm grupe të vogla prej dhjetra personash që janëaktive në protestë, ndërsa pjesa më e madhe e mbetur nga njerëzit e të tjerë rrugëvetëm qëndrojnë vërdallë ose filmojnë këtë numër njerëzish që brohorasin sloganet e tyre.
Video të publikuara nga grupi terrorist Muxhahedinët e Popullit [MEK], që mund të numërohen në1, 2, 3, 4, 5 gjithashtu tregojnë protesta të vogla, megjithëseantarët e MEK-ut pretendojnë se gjenden me dhjetra mijëra protestues që brohorasin slloganet “vdekje diktatorit”. Organizata në Iran e MEK-ut që pretendon të jetë “civile”, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, duket se është mëse i përfshirë në protestat aktuale. Faqja zyrtare online e kësaj organizata aktualisht është e mbushur me çështje në lidhje me protestënku përfshihen gjithësej dhjetë artikuj, ndërkohë edhe lidershipi i kësaj organizate ka bërënjë deklaratë mbështetëse:
“Presidentja i zgjedhur i Rezistencës Iraniane, Zonja Merjem Rexhavi është ngritur në këmbë dhe ka përshëndetur popullin trim që ka protestuar në qytetin Kermanshah dhe qytete të tjera nën slloganet “vdekje (Presidentit Hassan) Rouhani” dhe “vdekje diktatorit”, “liri për të burgosurit politik” dhe në lidhje me çmimet e larta, varfërinë dhe korrupsionin.
Rexhavi është shprehur se“Dje Mashhad, sot Kermanshah, dhe nesër në të gjithë Iranin; kjo kryengritje do të ndikojë në vdekjen dhe përmbysjes së diktaturës krejtësisht të korruptuar të mulla-hëve dhe është shenjë e rritjes së demokracisë, drejtësisë dhe sovranitetit popullor.”
Ky angazhim shumë i menjëhershëm i raportit të parë të organizatës së MEK-ut është publikuar dje në orën 10:26 –gjë qëështë jashtëzakonisht e dyshimtë.
Në vitin 2012 është raportuar se Izraeli kishte përdorur organizatën terroriste të MEK-ut për të vrarë shkencëtarët që punonin në projektin bërthamor në Iran:
“Ditën e enjte, zyrtarët amerikanë, të cilët kanë folur për lajmet e NBC-sëkanë bërë me dije se agjentët e Mossadit kanë trajnuar dhe stërvitur anëtarë të grupit terrorist disident Muxhahedinë të Iranit me qëllim që të vrisnin shkencëtarët që punonin në projektin bërthamor iranian, duke shtuar më tej se administrata e Presidentit Barak Obama ishte në dijeni të operacionit, megjithatë nuk ka pasur ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë plan.
Zyrtarët e SHBA-së bëhet me dije të kenëkonfirmuar këtë lidhjemes Izraelit dhe Muxhahidinëve të Popullit të Iranit (MEK), me anë tënjë zyrtar qëështë shprehur se: “Të gjitha hamendësimet tuaja janë të sakta.”
Në muajin tetor, një artikull nga një studim i Institutit CATO ka analizuar (dhe ka refuazuar) disa opsione në lidhje me qëndrimin e SHBA-së në lidhje me Iranin. Nën Opsionin e Tretë që ofronte “Ndryshimin e Regjimit nga Brenda”vihet re të jetë shkruar se:
“Në këtë këndvështrim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ushtrojë presion kundrejt regjimit iranian dhe në të njëjtën kohë do të mbështesëedhe grupet që e kundërshtojnë këtë regjim – qofshin këta edhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës ekstremist në Iran (NCRI), qoshin fraksionet e Revolucionit të Gjelbër të demokracisë apo edhe pakicat etnike brenda Iranit.Shpeshherë këto palë mbështetëse krahasohen me mbështetjen e Reagan për grupet e shoqërisë civile në Bashkimin Sovjetik.
Një mbështetës i ‘demokratizimit në mënyrë të detyruar’, Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive, Mark Duboëitz, i kërkoi Presidentit Trump të “vazhdojë ofensivën e tij kundër regjimit iranian” duke “dobësuar financat e regjimit iranian” nëpërmjet “sanksioneve masive të vazhdueshme ekonomike”. Gjithashtu, i ka propozuar atij që “të ulë rëndësinë e sundimtarëve aktualë të Iranit duke forcuar forcat pro-demokratike” brenda Iranit. Ky opsion duket se po fiton tërheqje në rishikimin e vazhdueshëm të politikave të administratës së Trump në lidhje me Iranin dhe ka marrë mbështetje publike edhe nga Tillerson. Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, gjithashtu e ka favorizuar një qasje të këtillë gjatë kohës që ai kryente detyrën e tij në Kongres.”
MEK / NCRI vuri në dukje se senatori Tom Cotton, i cili mendohet se do të zëvendësojë shefin e CIA-s Pompeo kur Pompeo të kalojë për të shërbyer si shefi i Departamentit tëShtetit ka bërënjë deklaratë mbështetëse në lidhje me protestat.
Shtëpia e Bardhë dhe regjimi Netanyahu kanë rënë dakord në lidhje me një strategji të përbashkër ndaj Iranit. Anëtarët kryesorë të administratës Trump janë shprehur në favor të “ndryshimit të regjimit” duke përdorur “forcat pro-demokratike” në Iran. Disa javë javë pasi është bërë e mundur që të arrihet një marrëveshje e përbashkëtkanë filluar protestat ekonomike të koordinuara në qytete të ndryshme tëIranit të cilat së shpejti janë marrë nën kontrollin e disa grupeve të vogla të protestuesve shumë aktiv për ndryshin e regjimit. Një grup terroristësh iranianë që jetojnë jashtë Iranit, të njohur shumë mirë përsa i përket bashkëpunimittë tyre vdekjeprurës me spiunë izraelitë, për t’u mundësuar atyre qeliza operuese brenda territoreve të Irani, është shumë e angazhuar në protestë që prej shumë kohësh tashmë.
Nëse ky është operacioni i “ndryshimit të regjimit” të cilin unë kam parashikuar, protestat së shpejti do të vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më të madha. Kur njerëzit kanë nevojë për para, vetëm disa mijë dollarë janë të mjaftueshme për të krijuar një turmë të madhe. Grupet e vogla do të shkaktojnë gjithnjë e më shumë trazira duke u fshehur në mesin e protestave më të mëdha të njerëzve,të cilët me të vërtetë mund të kenë shqetësime të justifikueshme. Mediat “perëndimore” do të angazhohen me humanizmin e tyre të zakonshëm pseudo-liberale dhe shqetësimin e tyre për situatën e krijuar. Kur policia në Iran përpiqet të arrestojë ata protestues të cilët do të përbëjnë rrezik për protestat, atëherë media do të ngre zërin për“brutalitetin” e policisë. Disa “martirë” do të krijohen dhe ikonizohen si dëshmorë. Do të ngrihen thashethemet e censurës dhe shtypjes (shih e ka bërë që tani Carl Bildt), lajme të rreme do të vijnë nga kudo dhe qindra kukulla të kontrolluara me llogaritë e tyre nëTwitter dhe Facebook do të jenë papritur “iranianë” dhe do të raportojnë “nga vendi i ngjarjes” kur në të vërtetë do të jenë në zyrat e tyre në Langley.
Për politikanët dhe policinë iraniane çështja është e ndërlikuar. Protestat ekonomike janë të justifikuara në mënyrë të qartë bashkë edhe me faktin që edhe Hamenei ka shprehur mbështetjen e tij për këtë çështje. Megjithatë, trazirat në rrugë duhet të shtypen para se të përshkallëzohet më tej dhe të bëhet e pakontrollueshme. Armët në vendin e protestuesve që qëllojnë në të gjitha drejtimet së shpejti mund të bëhen një problem për sigurinë. Mossadi dhe MEK-u nuk tremben aspak që të vrasin edhe njerëz të rastësishëm.
Megjithatë, Republika Islamike në Iran ka mbështetjen e vërtetë nga pjesa më e madhee shoqërisë. Ka organizata të mëdha qytetare që mbështesin qeverinë –sigurisht jo në çdo çështje, por në kuadrin e saj të përgjithshëm të funksionimit. Shumica e iranianëve janë nacionalistë krenarë dhe do të jetë e vështirë që të krijohet ndasi në mesin e tyre. Nëse kjo është me të vërtetë përpjekja e “ndryshimit të regjimit” që unë dyshoj se është, unë parashikoj se do të dështojë.
Burimi: Medya Şafak