Suudi Arabie

Arabia Saudite blerësi kryesor i armëve në Lindjen e Mesme

Një raport i kohëve të fundit thotë se Arabia Saudite është blerësi kryesor i pajisjeve ushtarake në Lindjen e Mesme dhe ka dyfishuar shpenzimet e saj ushtarake gjatë dekadës së kaluar.


    Sipas Press TV, Instituti Ndërkombëtar i Paqes i Stokholmit në një raport të hënën tha se Arabia Saudite ka shpenzuar 67.000.000.000 dollarë në 2013 për armë, gjë që tregon një rritje prej 14 për qind në krahasim me vitin 2012.


     Sipas shifrave, buxheti ushtarak i regjimit saudit renditet i katërti në botë, më shumë se Britania, Japonia dhe Franca.


      Raporti erdhi pasi regjimi i Arabisë  Sauditet ka qenë i përfshirë në dhunën në Lindjen e Mesme, veçanërisht duke mbështetur militantët Tekfiristë që luftojnë kundër qeverisë siriane dhe mbështetjen e regjimit të Bahrejnit në goditjen e tij mbi protestuesit kundër -regjimit.