Kulturë - Art - Fe

Garat Kombëtare të Kur’anit në SHBA më 27-29 dhjetor 2017

Edicioni i 7-të i Garave Kombëtare të Kur'anit në SHBA do të mbahet në Çikago më 27-29 dhjetor 2017.

Vetëm nënshtetasit amerikanë ose ata që mbajnë Kartën e Gjelbër Amerikane mund të konkurojnë në ngjarjen Kur'anore.

Regjistrimi për Garat Kur’anore u hap në gusht dhe u mbyll më 10 dhjetor 2017.

Kategoritë e garave, të cilat do të mbahen veçmas për meshkuj dhe femra,  përfshijnë memorizimin e Kur’anit të Shenjtë në nivele të ndryshme.

Ekzistojnë komisione të veçanta të gjyqtarëve për pjesëmarrësit meshkuj dhe femra.

Fituesit do të shpallen në Kuvendi  e MAS-ICNA të premten, më 29 dhjetor 2017.

Garat do të organizohet gjatë Kuvendit të 16-të vjetor të Muslimanëve Amerikanë, të njohur si Konventa MAS-ICNA, në Chicago, Illinois, sipas faqes së masicna.com.

Motoja e Kuvendit të ëtij viti është "Formimi i së ardhmes përmes besimit dhe vizionit".

Kuvendi, sipas organizatorëve të saj, është i përqëndruar në rinovimin e shpirtrave të muslimanëve nëpërmjet dashurisë së Islamit dhe rrjedhimisht ringjall frymën e muslimanëve në këto kohë të pafat.

Kuvendi është një përvojë që bashkon muslimanët në mbarë botën nën një çati për të afirmuar besimin e tyre dhe rolin e tyre në shoqërinë vendore dhe globale.

Kuvendi vjetore MAS-ICNA është një nga Kuvendet Islame më të mëdha dhe më të ndryshme në Amerikën e Veriut, organizuar nga Shoqata Amerikane Muslimane (MAS) dhe Rrethi Islamik i Amerikës së Veriut (ICNA).

Burimi: IQNA