Vehabizmi, prejardhja e ideve tekfiriste në epokën bashkëkohore
Një ekspert i Lindjes së Mesme tha se idetë Tekfiriste në epokën bashkëkohore e kanë prejardhjen nga Vehabizmi.
Muhammad Ali Muhtadi, ekspert i Lindjes së Mesme, tha se Tekfiristët ( ata që i quajnë myslimanët si të pa fe) kanë për qëllim të krijojë përçarjet dhe mosmarrëveshje në Botën Islame.
Ai tha se armiqtë e Islamit, duke përfshirë grupet cioniste dhe
perëndimore, kanë nxitur fenomenin tekfirist dhe i vjen keq që disa vende arabe,
gjithashtu, luajnë një rol në këtë komplot.
Muhammad Ali Muhtadi theksoi se cionistët janë ata që përfitojnë
direkt nga përhapja e ideologjisë tekfiriste.
Ai vuri në dukje më tej se degët e
ndryshme të grupeve tekfiriste janë përhapur në pjesët e botës myslimane si
Egjipti, Iraku dhe Siria.
Sipas ekspertit politik, ndërsa
Islami i konsideron të gjithë ata që bien shehadet, Allahu është Një dhe
Muhammedi (a.s.) është i Dërguari i tij, dhe kryejnë urdhëresat Islame, janë
myslimanë, kurse grupet tekfiriste i konsiderojnë jo vetëm ndjekësit e Ehl-ul
-Bejtit (a.s.), por shumë prej myslimanëve i konsiderojnë si të pafe apo
qafira.
Shembulli më i mirë rreth
kësaj çështje mund të shihet në Siri, ku një grup i El- Kaidës me emrin Fronti
El – Nusra është duke luftuar me një grup tjetër të ashtuquajtur Shteti Islamik
i Irakut dhe Shamit. Të dyja këto grupe
e konsiderojnë veten grupet sunnite dhe myslimanë Selefi dhe Xhihadistë, por në
të njëjtën kohë po vrasin njëri-tjetrin.
Muhammad Ali Muhtadi theksoi nevojën
për formimin e një koalicioni të vendeve myslimane për t'u përballur me
fenomenin e Tekfiristë.
Ai tha se ka, duhet dhe është e
nevojshme një strategji e bashkimit për
të trajtuar këtë çështje, sepse, përndryshe, Tekfiristët mund të vazhdojë të
përhapen.
Eksperti politik vazhdoi duke thënë se Bota Muslimane duhet të ngritet kundër tekfiristëve dhe ideologjisë Tekfiriste në mënyrë që të mbrojë Islamin dhe Ummetin Musliman.