Kulturë

Enciklopedia Islame, Vëllimi 21, përmban një artikull për Ajetullah Ali Hamenei

U botua vëllimi 21 i Enciklopedisë së Madhe Islame.Vëllimi i ri përmban një artikull mbi udhëheqësin e Revolucionit Islamik të Iranit,    Ajetullah Ali Hamenei, shkruar nga Dr. Ali Akbar Velajati.


     Kryeredaktori i kësaj serie të Enciklopedisë është Sejjid Kazim Mousavi Buxhnourdi, botues është Qendra për Enciklopedinë e Madhe Islamike ( CGIE ) e cila është një instituti i madh me qendër në Teheran. Instituti është themeluar në vitin 1983, merret kërkime shkencore dhe botuese, siç është edhe Enciklopedia aktuale për kulturën iraniane dhe islame.


    Sipas korrespondentit të agjencisë IBNA, vëllimi i 21 i Enciklopedisë së Madhe Islame mbulon shënimet të cilat fillojnë me shkronjën H apo Kh ( ح خ sipas alfabetin persian ). Enciklopedia është duke u botuar në tri gjuhë, në gjuhën persiane, arabe dhe angleze, por sipas  Sejjid  Kazim Mousavi Buxhnourdit, i cili është gjithashtu udhëheqës i Enciklopedisë së Madhe Islame ( CGIE) thotë se ky projekt enciklopedik do të vazhdon deri në 35 ose 40 vëllime.


     Enciklopedia e Madhe Islame ka tema të ndryshme si prejardhja e  kulturës dhe qytetërimit islam, studime Kur'anore, të fikhut ( jurisprudencës islame ), hadith, (tradita islame ), histori politike dhe shoqërore, gjeografi historike dhe antropologjike, Islami dhe sektet islame, si dhe veçoritë lokale të popujve  muslimanë.


   Vëllimi 21 i Enciklopedisë së Madhe Islame fillon me një artikull mbi Sulltan Husain Baaikara, një nga prej mbretërve më të njohur Timurid i cili ishte një politikan i suksesshëm, poet i njohur, mbrojtës i shkencës dhe kulturës gjatë mbretërimit të tij.


    Artikujt me të rëndësishëm që fillojnë me shkronjë H përfshijnë personalitete siç janë Hatoun Abadi, Hadim Shejh Ruslan, Hadim Hasan Pasha, Halid Nakshibandi, Hamenei, Hakani Shervani, etj.

 

  Artikulli kryesor i kësaj pjese  është  Ajetullah Sejjid Ali  Hamenei shkruar nga Ali Akbar Velajati  i cili thotë: Ajetullah Sejjid Ali Hamenei ka lindur në një familje fetare në qytetin e njohur Mashhad. Paraardhësi i tij ishte Sejjid Hussein Hamenei që ka studiuar me dijetarë të shquar fetarë si Fazel Iravani dhe Mirza Muhammed Hassan Shirazi në Naxhaf  dhe prejardhja e tij shkon në familjen e Imamit të katërt, Imam Sexhadit (a.s.).