Kulturë - Art - Fe

Rreth 300,000 vizitorë pakistanezë vizitojnë Mashadin çdo vit

Rreth 300,000  vizitorë nga Pakistani po vizitojnë qytetin e shenjtë të Mashadit në Iranin verilindor, sipas konsullit të Pakistanit në Mashad.

Irfan Mahmud Buhari  theksoi  duke folur gjatë një konference shtypi me rastin e përvjetorit të lindjes së Muhammed Ali  Xhinnah, themeluesit të Pakistanit.

Ai tha se konsullata po kërkon të lehtësojë vizitën në Iran për vizitorët  pakistanezë, duke hequr pengesat në këtë drejtim.

Në mes të 7,000 deri në 8,000 pakistanezë aktualisht banojnë në Mashad, zgjidhja e problemeve të tyre administrative dhe dokumenteve rezidenciale nëpërmjet bashkëpunimit me zyrtarët iranian është në krye të axhendës së konsullatës pakistaneze në Mashad.

Irfan Mahmud Buhari, i cili është emëruar kohët e fundit në post, tha se pavarësisht rritjes së jashtëzakonshme të  marrëdhënive tregtare midis Pakistanit dhe Provincës Horasan Razavi  gjatë viteve të fundit, lidhjet ekonomike nuk janë ende të kënaqshme.

Burimi: IRNA